Loja e pisët e Eduard Shalsit për të kaluar ligjin e plehrave. Ja ç’po ndodh në prapaskenë

I famshmi Eduard Shalsi, dikur armik i flaktë i “plehrave të Saliut” sot ka rinisur edhe më ethshëm betejën për “plehrat e Edit”. Pasi Presidenti ktheu ligjin e propozuar nga ky Shalsi , i njejti person ka rinisur me këmbëngulje të njejtën betejë.

Tani Eduard Shalsi po e luan ndryshe lojën. Misionin që çuditërisht e ka marrë me kaq zell po e përmbush me dredhi. Tashmë ka ftuar “shoqërinë civile” të japë mendime për përmirësimin e ligjit. Jo më Aleancën për Mbrujtjen e Vlerave Kombëtare (Aulon Kalaja, Sazan Guri, Artur Zheji etj) dhe AKIP (Aleanca Kundër Importit të Plehrave e Lavdosh Ferunit etj) që ishin të vetmit që e nisën dhe rezistuan, por me kast kanë përfshirë edhe shoqata anonime, pa asnjë prononcim për këtë çështje, si dhe shoqatat e ricikluesve!

Qëllimi i kësaj loje është inflacioni i aktorëve e për rrjedhim zhvleftësimi i atyre të vërtetë. Nëse mendimi i dy grupimeve të vërteta të rezistencës kundër importit të plehrave, renditen mes 20 – 30 firmave të tjera, Pilati i lan duart.

Nga ana tjetër, drejtuesit e kësaj rezistence denoncojnë tentativat për t’u blerë nga ricikluesit. Në takime kokë më kokë palët e interesuara kanë ofruar pazar për krerët e kësaj rezistence civile, pazar që është refuzuar nga ata që e kanë denoncuar.

Pra po shihet se Rama jo vetëm që s’ka hequr dorë nga sjellja e plehrave në Shqipëri, por po rinis me energji të reja luftën për ta kaluar me çdo mjet këtë ligj

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*