Lopët me teser LSI – e i shpëtojnë ngrodhjes! Politika vendos edhe kështu:

Lopët me teser të LSI – së ia hedhin LSD – së! Duket në kufijtë e imagjinares por ky është fakti për epideminë e Lumpy Skin Disease (LSD)  e njohur ndryshe edhe si Dermatosis nodularis, një sëmundje që krijon lunga të shumta në lëkurën e gjedhëve.

Në Shqipëri numërohen rreth 400 mijë gjedhë. Ndërkohë që deri më sot kanë hyrë dy herë nga 25 mijë doza vaksine, që do të thotë diçka më shumë se 12% e nevojave.

Përfitues kanë qenë fermerët me tesera të LSI -së! Meqë dikasterin përkatës e drejton kjo forcë politike, vaksinat i kanë marrë ata fshatarë që kanë paraqitur teserën.

Nuk është as fantazi e as për të qeshur, por luftë e pastër ekonomike. Gjedhët e prekur nga sëmundja, pakësojnë prodhimin derisa ngoridhin. Kush shpëton e rritet? Ai që i vaksinoi! Pra nuk është një qokë por diskriminim i pastër ekonomik i krijuar përmes influencës politike

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*