Lufta kundër komunizmit të rilindur të Edi Ramës mbetet alternativa sot. EDITORIAL

Sa një brigadier kooperative shfaqi formimin dje Edi Rama në Kuvend për çështjen e Luftës Antifashiste. Ballistët që hanë pula ka qenë klisheja e Enverit nëpër filmat me partizanë e ballistë. Aq nivel tregoi kryerilindasi! U skërmit kundër atyre të ndjerëve të ekzekutuar pa gjyq nga një kriminel me bandën e tij, duke na treguar se ato fotot e Enver Hoxhës nëpër ceremonitë e këtij, nuk kanë qenë rastësi dhe as veprim jashtë dijenisë dhe pëlqimit të Edi Ramës. A është idiot a është enverist…apo të dyja bashkë, kjo është çështje që mbetet për t’u parë e për t’u marrë pak më vonë me të. Por:

Në Shqipëri janë nja dy a më shumë parti të Ballit Kombëtar. Natyrisht , të krijuara në parim mbi idealet e një Balli Kombëtar të vetëm , atij të Mit’hat Frashërit, krijuar në shtator 1942. Këta që kemi sot janë ndarë e përçarë për llokma pushteti. Heshtja e tyre sot i vë vulën! Në ka një ditë në historinë 26 vjeçare të këtij tranzicioni kur ata që kanë një lidhje sado të vogël me siglën Balli Kombëtar , ishte pardje, dje e sot. Në ka një molekulë dinjiteti njerëzor, bijtë e nipërit e atyre që u vranë e u torturuan si ballistë, sot të paktën duhej të tuboheshin diku, makar në një sallë e të thonin dy fjalë. Kur s’pipëtijnë këta, natyrisht edhe ato ca parti simpatizante të monarkisë s’kanë pse e bëjnë. Vazhdojmë me ata që u kalbën internimeve e burgjeve se një i afërm kishte qenë me ballin. As atyre s’u plasi shumë se kryetari i qeverisë i quan pulaxhinj.

Kthehem tek Rama. A i plas atij për Enverin a për ballin? As që bëhet fjalë! Ky djalë ka treguar me vepra se përtej hundës së vet nuk do të shohë as edhe një milimetër. Ky ka qenë që do varte nga një komunist në shtyllë në vitin 1991, ky është që bekon ekzekutorët e “pulaxhinjve”. Ky është që luante me Dinamon por thotë se është me Partizanin. Prepotenca prej sekretari provincial partie në luftën e klasave ka tjetër mision: Mesazhin e pushtetit absolut. Kur ai kafshon aq fort e në plagën më të dhimbshme të shqiptarëve e nuk merr mbrapsh as një “oh”! do të thotë se masa tashmë është nënshtruar plotësisht. Ballistë, zogistë, ish të përndjekur, antikomunistë, si në kohën e luftës së klasave të Enver Hoxhës , kanë ulur kokën, mbyllur gojën dhe i janë nënshtruar fatit.

Çështja është tek opozita. Më saktë tek Partia Demokratike. Kjo forcë, në është edhe sot aty ku është , ndodh sepse përfaqësoi antikomunizmin. PD, në pak muaj , u kthye në frontin më të madh antikomunist shqiptar. Ndaj dhe fitoi në mënyrë plebishitare zgjedhjet e vitit 1992. Thjesht në respekt të këtij besimi – faktikisht të shpërdoruar keqas në gjithë historinë e saj – dje duhej të paktën të kishte bojkotuar sallën. Nëse do kish patur burra, mundet edhe ta kishin nxjerrë zvarrë Edi Ramën që tallej me gjakun e “pulaxhinjve”. Kishte dhe ka shumë mënyra. Por jo fjalime e replika idiote për pulat! Kjo qe mënyra më trashë për t’u bërë pjesë e të njejtit skenar. Në fund të fundit loja ishte e Ramës dhe, derisa këta e hodhën vallen sipas avazit të tij, o janë idiotë (gjë që nuk ndodh, sepse kur vjen puna në halle të veta, gjeni janë nga i pari tek i fundit) ose janë në marrëveshje (dhe për këtë ka kohë që diskutohet teza e një koalicioni PS – PD )

Ajo që mbetet nga kjo histori është premisa për të ngritur një lëvizje politike tashmë mbështetur edhe në baza ideologjike. Është rinisje e luftës kundër komunizmit të mishëruar tek komunizmi i rilindur i rilindjes

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*