Luftë antifashiste shqiptarët? Gënjeshtër! Ja provat. Perlë nga Agim XHAFKA

Dyshoj që në Shqipëri ka pasur forca partizane dhe është bërë Luftë Nacional-Çlirimtare. Kam disa arsye e fakte,por po sjell më kryesoren:

Populli ynë nuk lëviz qimen për lirinë!

Nëse do kishim shporrur me pushkë fashizmin e do derdhnim gjak për lirinë,atëhere në shpirtin e brezave do ishte gdhendur revolta ndaj çdo shtypje e çdo poshtërimi. Por ndodhi e kundërta. Heshtëm për 50 vjet kur njeriut iu hoq çdo e drejtë. Nuk lëshuam një zanore kur internohej për bindje fqinji ynë me pleq e fëmijë. Shihnim si hiqeshin zvarrë në qytete ata që mendonin ndryshe e nuk lëvizëm as gishtin. U ushqyem me tallon e jetuam në uri e heshtje….Reagim i një populli luftëtar është ky?


Vazhdojmë sot kur qeverisemi nga fëmijët e nipat e pushtetit të diktatorit. Na rrejnë dhe ne duartrokasim,u japin drogë fëmijëve dhe ne qeshim,na rrahin e ne trembemi,rrëmbejnë copa të atdheut e ne nuk ulërijmë,por marrim arratinë si popull.


Ja pse provohet se lufta jonë partizane ka qënë sajesë komuniste,një ëndërr e frikacakëve. Se popujt antifashistë gjakun e kanë me leukocite lirie,me shkëndija proteste e zjarr përvëlues ndaj çdo shtypje e mashtrimi. Ja, në këmbë Greqia se qeveria e gënjen,e gjithë Franca bëhet trup për të drejtat e njeriut. Shqiptari tundet nëpër ëndërra. Fle dhe pandeh se ka pasur trima e partizanë kjo tokë e begatë me njerëz apatikë,dembela e frikacakë. Nanuriset në gënjeshtra e në kotësi…

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*