Lul! E ke shitur shoku! Të nxorri zbuluar OSBE. Nga Armir SHKURTI

Ç’ka bërë vaki që PD nuk shprehet për rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit? Gjithnjë opozitat në Shqipëri kanë qenë në konflikt me OSBE ODIHR pasi pretendimi për parregullsi ka qenë përherë më i madh se raporti i ndèrkombëtarëve. Këtë herë, kur OSBE ODIHR i rrëzon krejt zgjedhjet për shkak të deformimit të mandatit….opozita hesht?

Zërat e Bashës përpiqen të na mbushin mendjen se presioni i madh i ndërkombëtarëve e shtrëngoi kryetarin e PD – së të pranojë rezultatin e zgjedhjeve. Mirë. Ti marrim pak me rradhë?

Nëse kushti ka qenë në kundërshtim me interesat dhe bindjet e Bashës, partisë së tij, ai kishte gjithë mbështetjen popullore për të thënë JO.

Nëse nuk kishte këllqe të thoshte JO, mund të largohej me dinjitet nga drejtimi i partisë. Kjo , si në rastin kur ai vetë nuk qe dakord por kjo qe zgjidhja më e mirë për vendin, ashtu edhe në rastin kur nuk qe dakord se kjo nuk qe e mirë pèr PD -në dhe vendin.

Nëse nuk ka në përgjithësi këllqe për asnjë punë…do të mjaftonte thjesht të mbështeste raportin e ndërkombëtarëve dhe t’u kërkonte SHBA dhe BE ta merrnin në konsideratë.

Ku ka ironi më të hidhur se kur, bashkë me PDIU kèrkon edhe PS t’i rinumërohen votat??? Ku ka absurd më të madh kur, pas numërimit të 64 kutive dalin parregullsi me thasë dhe PD nuk mban absolutisht asnjë qëndrim politik, pale zyrtar?

Përditë e më dendur pèr Lulzim Bashën po theksohen akuzat se I KA SHITUR KËTO ZGJEDHJE! Tashmë nuk e artikulojnë vetëm mendje jashtë partie por edhe demokratë të mirëfilltë. Heshtja e zezë edhe pas raportit të OSBE ODIHR, që na i nxjerr më të këqijat në histori këto zgjedhje është tjetër dëshmi-akuzë.

Në çdo rrethanë tjetër një kryetar partie do kish ndërprerë garën për t’u rizgjedhur për të udhëhequr betejën për votën e lirë. Në rastin “Basha” do t’i kshte shërbyer edhe atij vetë për të mbyllur me nder këtë estradën e fushatës për të bërë zgjedhje dinjitoze pak më vonë.

Në fakt jo! Heshtja e kryetarit të partisë Demokratike po i legjitimin çdo sahat e më shumë pushtetin Edi Ramës. Çdo orë që kalon ul në progresion gjeometrik mundësinë për efiçencë në kundërshtimin e rezultatit të 25 qershorit. Çdo ditë çimentoja e totalitarizmit të Edi Ramës ngurtësohet më shumë, duke e bërë absolut për të paktën 4 vitet e ardhshme.

“Po është i paaftë mo”! -justifikojnë  ca. “E mo se është budalla”! – ia presin ca të tjerë. Joooo ! As që bëhet fjalë as për njerën as pèr tjetrën alternativë. Sa i aftë dhe sa i mençur po shfaqet në betejën personale brenda partisë? Sa i fortë e i zgjuar për të përballuar gjithë atë presion të familjes politike, të trazuar keqas e përçarë jo vetëm prej katastrofës elektorale, por edhe prej prepotencës së liderit që nis nga listat deri tek UN-i absolut në garën fasadë për rikonfirmin e tij.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*