Lulzim Basha dënon Ilir Metën të qëndrojë me Ramën. E konfirmoi mbrëmë

Ndoshta nga ndershmëria e skajshme dhe parimore, por Basha po mban në pushtet Edi Ramën, duke detyruar Ilir Metën të mos ketë zgjidhje tjetër veç të vazhdojë të qëndrojë në koalicion me “rilindjen”.

Pavarësisht postulatit politik “kurrë mos thuaj kurrë”, edhe  mbrëmë në Opinion kryetari i PD përsëriti se me LSI nuk bën koalicion. Një shteg, një hapsirë, një hamendje për të kundërtën do të qenë herë pak e herë shumë presion për Ramën, i cili do t’i trembej një ikje të Metës nga koalicioni me të dhe kalimit në kampin tjetër. Mirëpo sërish mbrëmë Basha zeroi çdo keqkuptim. Me Metën nuk bën koalicion, duke e dënuar të qëndrojë me Edi Ramën.

Nga ana tjetër, kryetari i opozitës bindi shqiptarët se beteja e tij është e ndershme dhe parimore. Pra kundër hashashit në rradhë të parë e gjithë të zezave që e pasojnë. Ai premtoi se të hënën do të nisë një tur tjetër nëpër atdhe për të folur me shqiptarët për këto probleme.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*