Lulzim Basha e ka plotësisht në dorë të anulojë ligjin e plehrave. Ja sa e thjeshtë është. Nga Flamur TAJARI

Edhe një herë i kthehem asaj që e quaj teatër të Bashës në këtë lojën e ligjit të plehrave. Para ca ditësh na tha që do të niste një betejë që fillonte nga presidenti, për të mos e dekretuar, e më pas në Kuvend, për të mos e miratuar kur të rikthehet.

Në fjalën e tij, Basha përmendi edhe hapësirat ligjore dhe Kushtetutën. Ja tek e ka bukë e djathë në Kushtetutë:

Neni 150

1. Populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë.

2. Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një së pestës së deputetëve ose me propozimin e Këshillit të Ministrave, mund të vendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum. …

Një e pesta e deputetëve të Kuvendit është 28 deputetë. Natyrisht PD i ka dhe historia mbyllet këtu. Vetëm me një pjesë të grupit të tij parlamentar Lulzim Basha kërkon referendum. Për të mos thënë tjetrën që, del në popull, në këtë turin që ka nisur, dhe me atë rast i mbledh edhe 50 mijë vota , edhe si shenjë mbështetjeje.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*