Manual fushate elektorale per qytetaret shqiptare!

 

I dashur qytetar shqiptar,

Ti nuk e do veten. Ti do stomakun. Prandaj edhe nuk ke pse ve ne pune muskujt e siperm per te gjetur vetveten ne nje fushate elektorale.
Nuk po them se je fajtor per kete dashuri fundore qe ke per stomakun, sepse kane qene ata qe ke pasur mbi krye qe te kane varferuar, telendisur, poshteruar, roberuar.
Thjesht po them se ky eshte fakti mbi te cilin te gjithe ne qe flasim me ty, duhet te meremi e mbi te cilin duhet te reflektojme.
Kush ta mbush stomakun eshte mbreti yt, sovrani yt, zoti yt. Kush ta shan mbretin, te ka rrezikuar stomakun. Sa me e madhe te jete besnikeria jote ndaj mbretit qe te mbush stomakun, aq me te medha jane shanset qe ti te hysh ne rrathet e larte te stomakmbushurve, e ndoshta nje dite te behesh edhe ti stomakmbushes e mbret i te tjereve…

Rrathet e hierarkise se stomakut, jane rrathe luftarake, epike, bazike. Shpesh kur lufta e stomakeve behet e ashper, ndodh qe rrathet edhe te kryqezohen, perputhen, mbivendosen.
Ti nuk ke pse mendon per keto ceshtje. Po vure ne pune muskujt mbi stomak, rrezikon te dalesh fare nga kategoria e stomakeve per tu mbushur, e kurre nuk do kesh shansin te jesh nje stomakmbushur.
Kur mbreti ben lufte, ushtria e stomakeve te mbretit nuk ka zgjidhje tjeter vecse te rreshtohet e beje lufte kunder ushtrise tjeter te nje tjeter mbreti stomakesh.
Kur mbreterit nderluftues, bejne dashuri, ushtrite e stomakeve duhet vetem te shijojne cfare u shperndahet nga miresia e dashurise se mbreterve.
Kushdo qe guxon te flase, mendoje, arsyetoje mbi keto ceshtje kaq thelbesore sa jane ceshtjet e stomakut dhe vendimet e mbreterve, pa asnje medyshje eshte armik i rrezikshem i te gjithe stomakeve.
Prandaj, ti mos degjo ata qe mendojne. As mua mos me lexo as mos me degjo. Sepse une i kam thene lamtumire stomakut dhe hierarkise se stomakeve. Jam jashte sistemit te stomakeve. Nga une e njerez si une, nuk del gje. Une dhe njerez si une jemi hiçër ne shoqerine e stomakeve. Degjo vetem kercitjen e zorreve kur stomaku eshte bosh.
Kush te flet per zgjedhje te lira e te ndershme, ta dish se eshte armik i stomakut tend ose ka gjetur shkakun e luftes per ta mbushur stomakun tend.
Ne shoqerine e stomakzbrazurve, nuk ekzistojne zgjedhjet e lira dhe te ndershme. Liria dhe ndershmeria te lene pa buke, pa cmim vote, pa ushtri stomakmbushesish, pa hierarki, pa tendera dhe elita stomakesh.
Per ty ka rendesi qe mbreterit te bien dakort te bejne lufte ose dashuri. Ne te dyja rastet, sistemi i stomakeve edhe kur duket se po vjen fundbota, punojne e fuqizohen mrekullisht.
Nuk te vjen e keqja as nga lufta e as nga dashuria e mbreterve te stomakeve.
E keqja te vjen vetem nga ata qe te bejne thirrje te nderrosh sistem, e te lesh pas stomakun dhe te ngjitesh ne lartesine e zemres dhe mendjes. Keta jane perbindeshat e vertete, keta jane delirante, te semure, te ligj, te paparanueshem. Keta jane UFO.
Shperfilli keta te sistemit te zemres dhe mendjes. Poshteroji, asgjesoji. Asnjeri prej tyre nuk te hyn ne pune.
Ti qytetar i dashur shqiptar, degjo vetem mbreterit e stomakeve dhe analistet e mbreterve te stomakeve. Beju stomakndritur.
Degjo, meso dhe pertyp vetem ushqim e mbreterve te stomakeve dhe te analisteve te tyre. Ne oborrin e mbreterve te stomakeve, analistet jane hierarket me te cmuar, sepse jane dysistemsha. Ata vijne nga sistemi i zemres dhe mendjes dhe i sherbejne sistemit te stomakeve verberisht. Ata jane judat 30 aspriste qe u sherbejne plot zell Pilateve te stomakeve.
Ti qytetar shqiptar, nuk i voton dot analistet. Vec bej kujdes, sepse analistet jane me te afert per mbretin e stomakeve sesa edhe vete ofiqaret qe ti voton si perfaqesues te mbretit.
Ndricoje stomakun tend me mendimet e analisteve te pernatshem e kudondodhur, e jepi frymezim stomakut nga fjalimet e mbretit.

Ky eshte kendi i mbijeteses tende. Mos dil nga ky kend. Po e bere gabimin qe te dalesh nga ky kend, do te denohesh me 4 vjet kerrcitje zorresh.

Shko ne cdo miting, takim a numerim elektoral. Shko masivisht ne votime.

Mos ndje, mos mendo. Ndrico dhe frymezo vec stomakun.

Vetem keshtu do kesh cmimin tend dhe therrimet e tua per 4 vitet e ardhshme.

Ti nuk do qe te jesh i lire. Liria nuk eshte kategori e sistemit te stomakeve. Ti do qe te jesh stomakmbushur.

Ky manual te mban ne sistem. Kerkesa te cuditshme si liria, demokracia, dinjiteti njerezor, etj, etj te kesollojshme as mos i degjo fare.

Degjo vetem analistet dhe fjalimet e mbretit.

Vetem keshtu mund tia dalesh.

Me shume dashuri per ty,
Arian Galdini

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*