Marjana Sulejmani promovon librin e parë me poezi.

” E fshehta e shpirtit tim” libri i parë me poezi nga Marjana Sulejmani vjen për lexuesit, si rrëfim nga poetja e cila sjell fragmentet e jetës. Poezia e shkrimtares rrjedh nga ajo çka ndien në shpirtin e saj si një nënë, dhe mike, ndonëse një pjesë të viteve nga jeta e saj ajo i ka kaluar në emigrim. Përpos punëve të lodhshme gjatë kohës jashtë kufinjëve të vendit gruaja e hekurt laçjane ka gjetur kohë të ndihmojë shtresat e varfëra nga një shoqatë bamirëse, ndaj rrëfimet vijnë tek poezitë e hedhura nga ditari i saj prej disa vitesh. Jo pa qëllim libri është titulluar e fshehta e shipritit tim, duke sjellë copëza nga jeta që nga vitet e rinisë së saj.

 

imageNë promovimi i librit kanë asistuar artistë të njohur nga fushat e Artit dhe Kulturës, miq të poetes, të cilët kanë sjellë emocione rreth librit të poetes Marjana Sulejmani. Disa artistë sollën fragmente duke recituar poezitë e librit ” E fshehta e shpirtit tim” sidomos nga artistë kurbinas duke i konsideruar armatën e këtyre artistëve si dikur me atë të futbollit me thënjen ” Para Laçi” dhe tashmë në kulturë dhe art. Në këtë event artistët kurbinas janë krenuar me patrioten e tyre Marjana Sulejmani këtë poete e cila demonstroj talentin e saj me poezitë që pasqyronin një jetë plot stërmundime por dhe krenarinë e gruas laçjane në dobi të shtresave në nevojë.

image
Autorja ndihet krenare midis atyre artistëve që e mbështetn dhe asistuan në pomovimin e librit të saj, por dhe shkëmbimet nga eksperienca e artistëve shoqëruan eventin si model primar dhe shebull pozitiv i ndërmjetëm.
Libri i autores tashmë ndodhet në disa librari në kryeqytet dhe disa rrethe të vendit, por dhe në vendlindjen e saj Laç.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*