Mashtrimi i Ramës me ’97-ën dhe trazirat. Ku janë kushtet pèr të ndodhur? Nga Armir SHKURTI

Edhe për Kavajën Edi Rama na tregoi se ka një skenar destabilizimi. Që kur opozita ka nisur protestat ky kryeministër e përsërit shpesh çështjen e trazirave, ’97-ës dhe destabilizimit. Po a ka kushte për trazira si ato të vitit 1997 në Shqipëri?

Për fat nuk kemi etni të ndryshme e konflit mes tyre tek ne. Pra nuk ka motiv që skena si ato të Maqedonisë t’i shohim këtu.

Në vitin 1997 kishim një krizë të thellë e masive ekonomike, shoqërore e politike. Shumica e shqiptarëve humbi shtëpi e katandi për shkak të firmave piramidale. Sot nuk e kemi këtë kusht dhe as diçka të ngjashme.

Nga ana tjetër, ka një krizë ekonomike , politike e sociale, që po të qe bërë kauzë e opozitës, mundet në fakt të kish mobilizuar shumë më tepër revoltë e të pakënaqur. Ta zemë, nëse tek çadra një ditë të mblidheshin gjithë ata që janë arrestuar e dënuar për dritat dhe familjarët e atyre qe kanë vrarë veten a kanë vdekur për këtë histori, tensioni do të rritej pambarimisht. Pastaj, një ditë tjetër, ata që kanë pësuar të njejtën histori me ndërtimet, me kuptonin tatimor, me pushimet e padrejta nga puna, shpronësimet e dhunshme….Por Basha është treguar shumë i kujdesshëm në menaxhimin e këtyre emocioneve. Kujtoni se sa panele për artin, letërsinë, muzikën, kemi patur në çadër në vend të këtyre temave eksplozive? Natyrisht që ato kanë shërbyer  për të menaxhuar çdo shkëndijë revolte, rebelimi….

Pra ku e sheh Rama ’97-ën, pèrveçse tek ndonjë deklaratë e nevojshme nga Çadra, që duhet për të kaluar lojën në nivelin tjetër?

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*