Mbaron fushata. Ja pse kolonjarët do të votojnë doktorin e rilindjes dhe si tall trapin politika me delet

Sot Edi Rama talli koqet me kolonjarët e mbledhur në mes të Ersekës. Foli për Saliun, qentë, pleshtat, Lulin, doktorët…Bëri batutë e gallatë me një llaf me bejlerët në shesh (se kështu kanë qejf t’i thonë vetes kolonjarët edhe kur janë pa lekë, pa brekë e pa punë).

I sinqertë deri në prepotencë, CEO i Sorosit në Shqipëri Edi Rama u tha deleve të tij ç’i deshi trapi, sepse ai e di që sa më fukarenj janë turmat aq më pak dëgjojnë, aq më fort brohorasin e aq më bindur të ndjekin.

Meqë prej vitesh nuk funksionon as teatër e as estradë në atë qytet, turma të paktën sot pa falas CEO -n e Sorosit tek imitonte Florin e Portokallisë në rolin e kryeministrit.

E përsëris, I SINQERTË DERI NË PREPOTENCË, pasi asaj gjindje të mjerë ia tha troç për kandidatin e tij: premton pak. Ky doktori që gjetën për kandidat, duket se akoma nuk e ka cipën fort të plasur (përtej parave që merr – siç e kanë akuzuar kolonjarët që halli i ka përplasur në derë të tij), ndaj nuk ka patur ç’të premtojë. Të bëjë rrugën në Zharkanj? Po një shtëpi ka mbetur deri atje! Apo të mbjellë palma në Barmash? Apo të rrisë asistencën e qytetarëve, që presin para bashkisë si dikur në rradhë të qumshtit dhe vajgurit? “Kam qeverinë dhe kryeministrit” – recitoi Ilia sot, sipas avazit të vjetshëm kur kandidatët e rilindjes dhe deputetët e Edvin Sorosit u hakërreheshin shqiptarëve se “pushteti lokal duhet të jetë siç është qeveria, se ashtu të ndihmon qeveria”.

Pra pse do të votojnë kolonjarët në shumicë rilindjen të dielën?

Sepse janë një ndër zonat më të varfëra e të harruara të vendit dhe , sipas teorisë së Stalinit, sa më të varfër e uritur, aq më të nënshtruar i ke. Në udhëtimet në Kolonjë gjatë kësaj fushate me dhimbje kemi parë njerëz me këpucë të shqyera e rroba me andra, të palarë e parruar , që u shkrep syri kur u flet për votën e pa hezitim të përgjigjen: “Unë jam i majtë!” ose “unë jam i djathtë”. A thua se njëra a tjetra është penis a vaginë që përcakton identitetin e tyre themelor e që nuk ka Zot t’ua ndërrojë se bëhet njëra.

Këta penisë e vagina (lexo; të majtë e të djathtë) do të shkojnë të votojnë ashtu siç u është rrënjosur se janë. Pa vrarë mendjen se tre vite ai që do zgjedhin u ka në dorë shumë gjëra nga jeta e tyre. I dërguari i Sorosit bëri mirë që shkeli, se u bëhet qejfi që i begenisi, pavarësisht se talli trapin e bëri gallatën e tij me ta. I përdori si dekor për t’i folur Tiranës, Vlorës, Shkodrës…Por edhe po të mos ua kish pjerdhur fare, njëlloj votojnë delet! Se ua kanë mbushur mendjen se janë o të majtë o të djathtë, dhe ashtu shkojnë tek kutia, pa e kaluar fare në filtër. Prandaj edhe javën e fundit thirrja bëhet:

Voto numrin1 ! ose Voto numrin 2 ! Se aty katandiset tek njëshi a tek dyshi. “Kush është ai i PS -së mo?” “Dyshi Leko dyshi!”

Dhe një e fundit, për të kuptuar se sa me arrogancë e kanë tallur trapin të dyja partitë me delet në Kolonjë: E djathta ka vendosur vëllanë e ish deputetit socialist të Kolonjës, ndërsa e majta një ish aktivist të djathtë! Kështuqë të djathtët në Kolonjë do votojnë të majtin dhe të majtët të djathtin se ashtu u thotë partia!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*