Me çadrën apo kundër? Zef Bushati jep përgjigjen e prerë:

Mjaft qytetare na drejtohen me pyetje: Si do zgjidhet konflikti ? A do kete qeveri teknike ? Kur do dalin nga cadra ? A do shtyhen zgjedhjet ? E plot e plot te tjera. Njera nga pyetjet perfundon me kerkese : “Pse nuk futeni edhe ju zoti Bushati ne cader ? Zoti Bushati bashkohuni me ne ne cader.” Kjo pyetje ne forme kerkese na vjen nga mjaft prej miqve tane te Partise Demokratike.

Po e sqaroj edhe publikishit pozicionin e ADK. Aleanca Demokristiane ka qene, eshte dhe do te jete parti e alternatives demokristiane. ADK nuk eshte as e kuqe e as blu. Per shkak te pozicionit politik si parti e Qendres me veshtrim nga e djathta kemi bere pjese per nje periudhe kohe ne koalicion me PD dhe parti te Qendres se Djathte. Por ne asnje rast nuk e kemi konsideruar vehten si bisht i PD-se. Ne zgjedhjet e vitit 2013 kemi dale ne koalicion me PS dhe parti te Qendres se Majte. Edhe ne kete koalicion nuk jemi konsideruar si bisht i PS. Kemi mbeshtetur dhe kemi kritikuar edhe PD-ne edhe PS- ne per ato ceshtje qe kemi gjykuar ne perputhje me Programin e ADK. Kemi kritikuar ashper Qeverine dhe qeverisjen, madje i kemi kerkuar edhe Kryeministrit te shkarkoje ministrat e paafte si dhe ato te akuzuar per korrupsion.

Kemi kritikuar korrupsionin, kriminalitetin, kontrabanden e droges, katandisjen e Shqiperise ne kanabistan per shkak te mbjelljes se kanabisit ne te gjithe territorin shqiptar, kemi denuar pornografine dhe prostitucionin, abordin dhe martesat e homoseksualeve dhe lesbikeve, pra kemi goditur ashper cdo fenomen negativ. Kemi denoncuar Kodin Zgjedhor si Ligjin me antidemokratik te Europes qe nuk siguron barazine zgjedhore midis subjekteve politike. Kemi mbeshtetur Reformen Zgjedhore dhe Vettingun. Por kemi kritikuar demtimet e monumenteve historike. Shkurtimisht Aleanca Demokristiane ben politike te mbeshtetur ne Programin e saj te pavarur nga dy partite e medha PS e PD. ADK e ka shprehur qendrimin ne lidhje me protesten e fundit te PD dhe aleateve te saj. Ne nuk pajtohemi kurrsesi me bojkotin e parlamentit.

Nuk pajtohemi me bllokimin e votimit te Reformes Zgjedhore. Nuk pajtohemi me mospjesmarrjen e deputeteve te opozites ne kete proces. E konsiderojme si nje gabim te rende e te perseritur te PD si ne rastin e bojkotit te komisionit parlamentar per hartimin dhe miratimin e Kushtetutes. Kushtetuta qe eshte ne fuqi, per shkak te PD, nuk eshte hartuar edhe me pjesmarrjen e partive te djathta te opozites, por vetem me pjesmarrjen e partive te majta te maxhorances. Prandaj Kushtetuta ka shume mangesi. Ky gabim po perseritet. Aleanca Demokristiane nuk mund te pajtohet me bojkotin. Ndersa e konsideron protesten nje te drejte demokratike. Opozita ushtron te drejten e saj sic duhet ta ushtrojne edhe sindikatat,shoqatat e kushdo qe mendon se nepermjet protestes do te sensibilizoje Qeverine per te reflektuar ne veprimet dhe vendimet e saj.

Aleanca Demokristiane ka shprehur qendrimin e saj se PD nuk tregohet e sinqerte dhe e ndershme ne kerkesat e saj per zgjedhje te lira dhe te barabarta qe duhet te realizohen nepermjet ndryshimeve rrenjesore te Ligjit Zgjedhor. Nese keto kerkesa do te perputheshin me kerkesat e Tryezes se 40 partive te vogla edhe Aleanca Demokristiane do ishte ne proteste per realizimin e ndryshimeve te Kodit Zgjedhor. Ne keto kushte ADK vazhdon ne menyre te pavarur politiken e saj dhe pergatitjet per te marre pjese ne zgjedhjet parlamentare te 18 Qershorit.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

  1. Po te ishin udheheqes te rinj ne proteste ta inkriminuar me te gjitha poshtersit e keti trazicioni do te ishim te gjithe ne proteste per ndryshime drastike . Keta qe dalin per dite e bertasin preje 27 vjetesh Ti Bushat i njef me mire dhe nuk duhesh te behesh pale me krimin . Mos harro se ka qene Saliu i pari qe ka mbeshtetur drogen duke ndenjur ne heshtje dhe bente sikur e luftonte . Ai eshte shkaktari i te gjithe rrompallekut Bushat dhe pa dashur ke bashkepunuar edhe ti me krimin dhe me korrupsionin ne te gjithe mekanizmat shteterore dhe shoqerore . Me dashje ka vene nen sundim gjith hallkat e drejtesise dhe sote terhiqet zvarre kunder reformes edhe pse kembengulin aleatet ne kete pune kaq te madhe qe ka rrezik te deshtoje se e keqeja eshte mbledhur grusht nen cader .

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*