Me fjalët më të ndyra shanë dje Erion Veliajn tiranasit në shtetrrethim. Ja se si e bënë nga zorri maratonën pleqtë

Nuk i kanë lënë nënë, motër grua e ç’i mban pragu Erion Veliajt njerëzit dhe po ashtu edhe pushtetit, pa ditur në fakt saktësisht se kush e kishte fajin. Nga qendra e Tiranës, Muzeu Historik Kombëtar deri në Qafë të Kasharit rruga ishte e bllokuar edhe për këmbësorët.

Me dhjetra të rinj e të moshuar, në kolonë për një , marrshonin dje rrugës së Durrësit drejt qendrës. Përpiqeshin me shumë shpresë se mos kalonin tek rrethrrotullimi i Zogut të Zi, por s’të linin policës, që qenë bërë kordon me distancë 10 metra nga njëri tjetri në të dyja anët e trotuarit. Për ta hequr qafe presionin nga vetja, policët nuk e kishin për gjë të të përcillnin për më lart: “Shko atje te vijat e bardha, se atje duhet të të lenë”. I bënte robi edhe 50 metra, dhe tek vijat e bardha tek Gjimnazi “Qemal Stafa” ishin dy mitingje të vërteta, në të dyja anët e rrugës.

“O të q*** Erionin!” “Ah ta dhj** maratonën!” “Ore duam të shkojmë në shtëpi , merrni vesh ju apo jo!”. Por policët kishin marrë urdhër që , prej orës 8 e ca e deri në fund të mos kalonte njeri.  Për 5 orë rresht, 10 kilometra ndanin Tiranën si një front i vërtetë lufte.

Ndërkohë nuk do të kish dalë në botë ky problem sikur me intervale të caktuar, policët të shoqëronin hallexhinjtë në vetëm 10 metra rrugë, thjesht për të kaluar nga një trotuar në tjetrin, në vend që pleq e plaka të përjetonin maratonën në formë vuajtje.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*