Më mirë shit kokainë e vendos tritol se t’i japësh makinës. Brilant si përherë…Saje Qorri me idetë e tij!

Të bie më lirë të mbjellësh një parcelë me kanabis, apo të shesësh një qese të madhe me kokainë tek Sheshi Nënë Tereza … pse jo, edhe t’i vendosësh tritol tek kondicioneri i farmacisë së babit të Ministrit i Brendshëm, Saimir Tahiri sesa të dalësh me makinën tënde për hall.
Ky ministër i Brendshëm ka patur idenë gjeniale që, në rast se ti, fatkeqësisht, bën një aksident me makinë, si pasojë e të cilit dikush vdes, dënohesh për vrasje me 18 vjet burg!
Pyetja e parë është: po nëse hyn me të kuqe ta zemë, por nuk shtyp njeri, a dënohesh për vrasje e mbetur në tentativë? Po nëse je pilot e bie me avion, vdesin 200 vetë, ti shpëton, sa burg bën?
Edhe një pyetje tjetër: Po nëse rrezikon 18 vjet burg, sa para luajnë që të shpëtosh e të dalësh pa faj ose me pak gjë?

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*