Me paratë e kujt Edi Rama po kënaq vanitetin e tij me “Koncertin e Vienës?”

Në parim është emocionues një koncert me filarmoninë e Vienës në Tiranë për Vit të Ri.

Por abuzimi fillon që tek manipulimi i rilindjes me titullin: “Koncerti i Vienës në Tiranë”. Edhe sivjet, Koncerti i Vienës do të bëhet në Vienë. Të nesërmen një pjesë e orkestrës vjen në Tiranë.

Me shpenzimet e kujt?

Duke llogaritur një mesatare 50 euro për biletë (çmimet variojnë nga 3000 – 7000 lekë ), me rreth 2000 vende që ka pallati i Kongreseve, i bie rreth 100 000 euro !

Natyrisht që Ansambli i Filarmonisë së Vienës nuk ka luajtur mendsh të lerë gjelin e detit në Austri e të vijë për aq para, kështuqë….

…..lekët i jep OSHEE, ajo që të fut në burg e të pret dritat “për të eliminuar humbjet” por që i fik në mes të ndeshjes në stadium a në mes të Tiranës “prej ngarkesës”.

lekët i jep Albpetroli…hë mo ai që muaj për muaj i kishte para derës në protestë punëtorët që s’merrnin rrogat e që ndrinte në faqet e gazetave për telashet pa fund.

…lekët i jep Lal’Eri. Natyrisht, nga të Bashkisë…..

Po pse?

Për vanitetin e Edi Ramës dhe një kaste vanitoze që vdes të jetë në të tilla ngjarje e për t’u quajtur “elitë”. Shkoni e shihni sallën e TKOB gjatë vitit për të kuptuar se me sa “padurim” presin muzikë klasike këta që u vranë në rradhë tek Pallati i Kongreseve.

sepse Edi Rama për këtë jeton e vdes, si ai prefekti tek Koncert në Vitin 1936. Vdes për mitomani të këtij tipi, që natyrisht do t’i përdorë në fushatë e kudo si njeriu që solli Koncertin e Vienës në Tiranë…pa thënë se e bëri këtë me gjakun dhe burgun e naftëtarëve të Albpetrolit, klientëve të OSHEE, dhe paratë e qytetarëve të Tiranës…

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*