Me “sherrin” dje në Kuvend satrapi fshehu “Jugosllavinë e re”. Nga Armir SHKURTI

Përvoja na ka treguar se sa herë duhet të fshihet një ngjarje, politika prodhon një zhurmë që tërheq vëmendjen. Është një skemë që funksionon përsosmërisht e me shqiptarët ndaj s’ke ç’e do një tjetër, apo fantazi krijuese. Dje me kuç e me maç shkruan për sherrin në Kuvend. Si shau Rama Berishën, si iu përvesh Noka Ramës, si u bllokua seanca, si u përjashtua Noka….

….ndërkohë që satrapi vazhdon udhën për zbatimin e platformës së Jugosllavisë së re. Por askush nuk merret me të, sepse mediat e kapura prej tij kanë detyrë të heshtin për këtë çështje. E denoncoi deri diku në seancë Petrit Vasili i LSI – së. Ja ç’tha ndër të tjera ai:

 

Projektligji na ofron koncepte që nuk pajtohen me konventën kuadër. Ky është një konformizëm servil ndaj sloganeve europiane, shenjë e një papërgjiegjshmërie dhe injorance shtetërore të patolerueshme. Jemi përpara një projekti politik që synon të sjellë problematikën e Jugosllavisë së djeshme.

 

 

 

Për televizionet shqiptare ky nuk është lajm. Emisionet politike merren me gjithçka tjetër, edhe me sherrin e Flamurit që iu përgjigj Edit që shau Saliun…por jo me Jugosllavinë e re! E mbi të gjitha, me atë që Vasili e quan “problematika e Jugosllavisë së djeshme”.

Shqipëria po jugosllavizohet, përfundimisht. Projekti i nisur nga Tito pas lufte, nga mesi i viteve ’40 po merr jetë sot, në emër të një iluzioni të sofistikuar , të quajtur “futja në Europë”. Terri që investohet rreth këtij projekti dhe zelli për ta zbatuar, bashkë me truke si ai provokimi i djeshëm i satrapit në Kuvend, për të tërhequr vëmendjen, e bëjnë dëshpërimisht të frikshëm.

Nga ana tjetër, një pjesë e rëndësishme e opozitës, siç duhet të jetë Partia Demokratike, hesht. A është apo jo pjesë e paktit të 17 majit a e mëvonshme ….apo edhe i mision i mëhershëm i zotit Lulzim Basha, këtë nuk di ta them. Por qëndrimi i tij është absurd, në një kohë që të paktën “Ballkani Perëndimor” është një projekt botërisht i shpallur.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*