Me Valbonën, në Katedralen Orthodhokse, Rama po kap edhe Urdhërin e Psikologut. Nga av. Altin GOXHAJ

 

REVANSHI I KAPJES SE REFORMES NE DREJTESI: ASAMBLEJA E URDHERIT TE PSIKOLOGEVE PER TE ZGJEDHUR NE KRYE NJERIUN E RAMES DO TE BEHET NE KISHEN ORTODOKSE!
Neser Rilindja ka vendosur qe te veje ne krye te institucionit qe ka pergjegjesine ligjore per te kontrolluar psikologet e gjykatave “Urdheri i Psikologut” Znj. Valbona Treska vajzen e Shefeve te Burimeve Njerezore ne Bashkine e Tiranes per 11 vjet kur e drejtonte Edi Rama dhe nje aktiviste e angazhuar ne fushatat e Rilindjes! Vete Ministri Blendi Klosi eshte angazhuar personalisht qe te garantoje votat e Asamblese per zgjedhjen e saj ne krye te Urdherit te Psikologut duke shkelur ligjin! Dhe sic ju kam thene kjo eshte rruga per kontrollin e cdo hallke te Drejtesise! Personalisht nje vit me pare isha ne nje gjyq per te mbrojtur protestuesit anti-bunker dhe kjo ishte psikologia qe duhet te mbronte interesin e nje te mituri 16 vjec qe ishte arrestuar dhe dhunuar nga policia! Ne vend qe kjo te percaktonte kete fakt dhe pasojat e viktimes as e vuri ujin ne zjarr fare sepse qartas nuk ndodhej aty rastesisht!
Kjo do te marre nen kontroll procedurat e perzgjedhjes dhe percaktimit te psikologeve ne gjykata dhe une kam vite qe them qe Reforma Sorosjane ne Drejtesi synon kapjen absolute te cdo segmenti te drejtesise perfshi edhe ekspertet e en kete rast edhe ekspertet psikologe qe do te kene fatet e qytetareve ne dore ne sistemin e drejtesise!
Por skandali i shtuar eshte se neser Asambleja e organizuar nga Ministria e Blendi Klsoit per caktimin e organeve drejtuese nuk do te zhvillohet ne nje salle mbledhjesh por ne… KISHEN ORTODOKSE!!!
Rast unik ne bote dhe shkelje e cdo parimi laik dhe shteteror! Po sikur te shtrojme pyetjen se nje psikolog apo psikologe per hir te besimit te saj musliman dhe qendrimit personal qe ka per mos futjen ne kishe (e drejta e tij apo e asaj ta mendoj ashtu) refuzon te futet ne kishe, a po i shkelet e drejta per te marre pjese ne procesin ligjor? Me kete logjike absurde pse te mos e kishin bere ne xhami? 
Jemi perballe revanshit te kapjes se sistemit te Drejtesise dhe cdo segmenti shoqeror! Urdheri i Psikologut ne kete rruge ka shume gjasa qe ta ktheje rrjetin e psikologeve ne shkollat e mesme ne nje ushtri militantesh qe do ti kthejne dhomat e keshillimit psikologjik ne shkolla ne zyra te FRESSHit dhe per hir te informacionit konfidencial profesional qe disponojne ta perdorin ne funksion te punedhenesit elektoral!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*