“Media e kazanit” apo LEGENAT E MEDIAS? Nga Indrit HOXHA *

Individi që kapi dhe bleu mediat në Shqipëri me para e presion, dje u rikthye sërish në përçmimin e zakonshëm, duke i quajtur “kazan”. Për gjithë krijimtarinë e tij mediokre artistike, duket se individi Edi Rama ka përçmim. Ndaj nuk mund të bëjë përjashtim as kjo “kryevepër” malinjiteti: Tredhja e mediave dhe kthimi i tyre në Kënde të Kuqe të propagandës bolshevike.

Por nëse kapjen e ka bërë përmes pronarëve të zhytur në lloj – lloj llumi, ekzekutimin e ka bërë me këta/0:

 

Këta/këto janë agjitpropi i Ramës. Në këtë foto janë vjet në prill në një udhëtim turistik në Milano me “Ramizin” e Ramës, Erion Veliajn. Shpërblim për shërbimet!

Nëse ka një të drejtë për “kazanin” Rama e ka prej legenave që shkëlqejnë nëpër ekranet, nga Fevziu e Balla (Sokoli) tek këto velinat e Veliajt që sot duhet të qenë të parat në reagimin kundër fyerjes , jo të ca individëve, por të një pushteti të qytetarit të thjeshtë dhe një kategorie të nderuar në çdo kohë.

Sa turp për këta legenat e kazanit kur s’kanë as kurajon të bëjnë punën, pra të shkruajnë, ndërkohë që në raportet botërore vit pas viti ka gazetarë që kanë larë me gjakë e paguar me jetë profesionalizmin dhe punën e tyre.

 

A e njohin këto gocat e Milanos këtë zonjën këtu? Po këtë karkasën e makinës, a e dinë ç’është?

Daphne Caruana Galizia quhej. Nuk ka shumë kohë që e vranë me bombë në makinën e saj sepse kishte nxjerrë të palarat për pushtetarët e vendit të saj, Maltës, në skandalet financiare.

Krahasoji , i nderuar lexues dy fotot, këtë këtu dhe atë më sipër, dhe gjyko vetë se kush është “Kazani” dhe kush ndyn emrin e medias së vërtetë.

Kujto gjithashtu se sa gazetarë profesionistë dhe produktivë janë dëbuar në 4 vite nga ekranet, se si emisione ku shfaqej halli i njeriut të thjeshtë janë zhdukur nga ekranet dhe janë zëvendësuar me telenovela e debate shterpe ku krihen velinat e Veliajt dhe Ramës ndërkohë që i gjithë vendi po shkrumbohet përditë e më keq!

 

 

* Indrit HOXHA – Sekretar i Burimeve Njerëzore në FRPD

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*