Milionat e gazetarëve? Po ata nuk janë gazetarë po politikanë. EDITORIAL

Po bëhet java që zjen opinioni për pasurinë e Alfred Pezës. Doli ndërkohë edhe një koleg dhe renditi milionat e disa kolegëve të tjerë, opinionistë a drejtues redaksish.

Kjo nuk është gjë e re, por shyqyr që ndodhi kjo punë që të thuhen nja dy gjëra, para se të varroset sërish si argument. PO! Është e vërtetë që një grusht njerëzish marrin para sa s’ta pret mendja në media. Nuk janë ata qyqarët që vrapojnë sa tek dera e kuvendit tek kryeministria e pastaj tek Bashkia. Këta janë mëditës që, jo vetëm paguhen pak, por edhe ndërrhohen shpesh nga pronarët, sepse preferohen studentë, pa pretendime për rroga.

Janë ata që ju kanë mbirë në sy nëpër ekrane, krekosur nëpër emisione, duke dhënë mend që nga pasta e dhëmbëve e kozmosi, tek intrigat politike e gjeopolitika. Këta të thyjn kokën n’pare. E di pse?

SEPSE SHQIPËRIA QEVERISET ME MEDIA!

Mënyra më e mirë për të hyrë në çdo shtëpi për politikën është televizori. Prandaj ata që kanë detyrë të lajnë trurin e shqiptarit paguhen aq shumë. Prandaj të njejtat fytyra qarkullojnë në gjithë ekranet. Këta dijnë se ç’kërkon shefi dhe e qajnë atë punë.

Këta ju bëjnë të shani gabimisht çdo gazetar e këdo që del në tv. Ngaqë këta kanë hapsirat dhe i keqpërdorin, merr nam gazetaria. JO! Në fakt ata janë pjesa e politikës që ka detyrë larjen e trurit.

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*