Mimi Kodheli nuk vendos ç’medalje t’i japë Bujar Nishanit. SHËNIM

Edhe pse Jari as ka bërë e as bën lajm, dje opinioni është befasuar nga dekoratat që presidenti i republikës ka ndarë si llokume në ikje e sipër. Çka është turp për një që quhet formalisht “kreu i shtetit” është fakti që shumica u tallën e ngritën barcoleta e batuta. Një prej tyre qe:

“Po Mimi pse s’i jep medalje Jarit?

– Se nuk po vendos nëse i duhet dhënë medalja “Për shërbime të shquara” që u jepet ushtarakëve aktivë dhe personelit civil të

Forcave të Armatosura, që janë dalluar, në kohë paqeje, për shërbime të merituara në detyrat me përgjegjësi të lartë, apo medalja “Për shërbime të larta” për arritje të veçanta në kryerjen e detyrave të tyre për një periudhë jo më pak se 5 vjet?”

E themi Jari e jo Presidenti, sepse qartaz dekorimet e fundit janë krejtësisht subjektive e personale. Ja ç’thotë ligji për titullin “mjeshtër i madh”:

10. Titulli “Mjeshtë r i madh”, i cili u jepet punonjësve të fushave të ndryshme të shkencës, artit, sportit, drejtimit, prodhimit dhe biznesit për punë të shquara dhe kontribut thelbësor në zhvillimin e sektorit.

Me gjithë respektin për disa në atë listë, një pjesë e të dekoruarve nuk ka ” kontribut thelbësor në zhvillimin e sektorit” dhe se para kësaj liste qokash, ekziston një hierarki e kapërcyer figurash të gjalla e të vdekura që e kanë merituar dhe meritojnë shumë më parë e shumë më shumë.

Ç’punë prishi?

Jo ndonjë katastrofë! Por është një tjetër gur kilometrik në presidencën e dështuar të Bujar Nishanit.

 

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

  1. Tja varesh ne qafe medaljen Jarit se burrni ska Jari te vetmrn gje qe ka bo Jari ka pi ilacet me rregull larg shkerdhatat nga politika burri lidhet nga fjala ai nuk
    E ka kte cilsi eshte pa shtylle kurrizore

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*