Ministrat socialistë të Ramës, si anëtarët e Byrosë Politike të Partisë së Punës Jakup B. GJOÇA

-Ku ndryshon ministrja Olta Xhaçka nga Lenka Çuko, anëtarja e Byrosë Politike të PPSH dhe ministrja e qeverisë së Enver Hoxhës?
– Ku ndryshon ministri Eduard Shalsi nga Pali Miska, anëtari I Byrosë Politike të PPSH dhe ministër i qeverisë së Enver Hoxhës?
– Ku ndryshon ministri Fatmir Xhafa nga Hekuran Isai, anëtari I Byrosë Politike të PPSH dhe ministër i qeverisë së Enver Hoxhës?
Sado është përmbysur rendi kushtetues dhe shoqëror, sado që demokracia kuptohet vetëm kur i zgjedhuri është votuar që të përfaqësojë vullnetin e zgjedhësve, sado që në një vend që aspiron integrimin në shoqëritë e emacipuara dhe demokratike duhet të mbizotërojë në emërime vetëm një kriter dhe një standart, MERITOKRACIA, prapëseprapë, edhe në Gjeneratën e Rilindjes Socialiste, emërimet më të larta, në kupolën e Shtetit, në emërimet në Qeverinë e Rilindjes Socialiste mbizotëron ajo frymë, ajo metodologji, mbizotëron ajo praktikë, që sundoi në Shqipëri 50 vjet në Shqipërinë Komuniste: – Emërimet më të larta, në qeverisje, në të gjitha strukturat e institucioneve shtetërore dhe kushtetuese, por edhe përzgjedhja e kandidatëve për deputetë në Parlament bëhet vetëm me dëshirën dhe Egon e Liderit partiak, me Egon e Kryeministrit!!!
Kryetari I PS Edi Rama në 2013 u premtoi shqiptarëve, që me qeverisjen e tij do të shënohej Kthesa Historike e Ndryshimit, pikërisht, duke filluar nga A-ja e qeverisjes: Kryeministri i ri Edi Rama në 2013 premtoi që Qeveria do të punonte për interesat e mëdha të Shqipërisë dhe për të zgjidhur hallet e popullit.
Mirëpo, që me hapin e parë, me emërimet e ministrave, kryeministri Edi Rama zhgënjeu, derisa të gjithë emrat e minstrave të qeverisë së tij janë krejtësisht anonimë për shqiptarët. Askush nga ministrat e qeverisjes së Rilindjes Socialiste në 2013 nuk gëzonte reputacionin politik, intelektual shoqëror.
Askush nga ministrat e rinj socialistë në 2013nuk kishte atë Personalitet që të ngjallte besim te shqiptarët.
Askush nga ministrat e rinj socialistë në 2013 nuk kishte atë kontribut politik që të meritonte detyrën e lartë në qeverisje.
Askush nga ministrat e rinj socialistë në 2013nuk kishte dhënë asnjë provë të aftësive intelektuale dhe përvoje pune se mund të përballonte barrën e detyrës së lartë në qeverisje.
Madje, kryeministri Edi Rama shkoi edhe më tej, derisa emëroi në postet më të rëndësishme të shtetit, siç ishte detyra e Kryedoganierit dhe e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, 2 persona që jo vetëm nuk kishin asnjë përgatitje të kualifikuar, por aspak përvojë.
Shumë pikëpyetje iu drejtuan kryeministrit Rama asokohe, shumë reagime pati, por më të shumta ishin edhe arësyetimet, shpjegimet që u dhanë – jo nga kryeministri, i cili heshti me shëprfillje, – por nga misionarët e paguar mediatikë dhe opinionistë të kryeministrit- se përgjegjësia e qeverisjes është ekskluzivitet i kryeministrit, ndaj merita dhe dështimi i kujdo që emëron kryeministri është së pari e kryeministrit, pastaj e të emëruarve!
Tani, pas 4 vjetëve, dështimi i qeverisjes së Rilindjes Socialistë është tërësisht FAKT I KRYER.
Qeverisja e Rilindjes Socialiste në 4 vjetët e qeverisjes NUK PËRMBUSHI ASNJË ZOTIM ELEKTORAL, ASNJË NGA PROGRAMI QEVERISËS QË U VOTUA EDHE NË PARLAMENT!
Kryeministri Rama, kohë më parë u detyrua të shkarkojë nga detyra edhe 2 drejtoreshat e Përgjithshëm të Doganave dhe Tatimeve, pasi ato dështuan jo vetëm për paaftësi, (akuzat për korrupsion i ka detyrë ligjore t’I hetojë prokuroria dhe jot ë anashkalohen me shpërfillje), mirëpo askush nuk e ngriti gishtin tregues të akuzës së dështimit ndaj kryeministrit, i cili i përzgjodhi dhe emëroi 2 drejtoreshat e Përgjithshme të Tatimeve dhe Doganave, ku paaftësia e tyre i shkaktoi Buxhetit të Shtetit qindra miliona euro dëme financiare!!!
3 muaj para zgjedhjeve parlamentare, kryeministri Edi Rama sërish detyrohet që të shkarkojë 4 ministra të tij socialistë! Tashmë, shkaqet, që detyruan kryeministrin Rama të shkarkojë 3 muaj para zgjedhjeve parlamentare 4 ministrat e përzgjedhur të tij, më shumë se paaftësia profesionale, mungesa e personalitetit të tyre, janë më shumë politike, sepse ministrat e shkarkuar akuzohen për korrupsion, për bashkëpunim me krimin.
Shqiptarët, që tashmë e njohën shumë mirë karakterin dhe personalitetin e kryeministrit Edi Rama, kanë bindjen, që asskush ministër në qeverisjen e Edi Ramës nuk është i zoti, që as të teshtijë, pa marrë paraprakisht lejen e kryeministrit Rama, kudo qoftë, edhe në shtëpi, edhe në zyrë, edhe në kafene!!!
Atëhere, nëse mbi këdo ministër të kryeministrit Rama rëndon qoftë edhe një akuzë për korrupsion, për bashkëpunim me krimin, është e qartë, që ministri gjithçka e ka bërë, jo vetëm me lejen e kryeministrit, POR MINISTRI KA ZBATUAR VERBASI URDHËRIN DHE POROSITË E KRYEMINISTRIT EDI RAMA.
Prandaj, kjo shpjegon, përse kryeministri Edi Rama kurrë nuk reagoi qysh në fillim, kur ministrat e tij, për veprimet dhe mosveprimet e tyre u akuzuan për korrupsion dhe për bashkëpunim me krimin.
Sepse, është vetë kryeministri Rama, që ministrat e tij I ka të përdorshëm, siç përdorim Mashën në furrë, për të nxjerrë tepsinë nga zjarri, pa djegur dorën tonë!
Dhe kryeministri Rama, u detyrua nga Protesta e Opozitës 3 muaj para zgjedhjeve parlamentare, të shkarkojë ministrat e tij të akuzuar qindra herë për korrupsion dhe bashkëpunim me krimin.
Kryeministri Edi Rama bëri KURBAN 4 ministrat me shkarkimin e tyre, për të SHPËTUAR VETVETEN NGA DORËHEQJA.
Në fakt, tani shqiptarët dhe Opozita AKUZOJË kryeministrin Edi Rama për KORRUPSION dhe BASHKËPUNIM ME KRIMIN, jo më ministrat socialistë!!!
Mirëpo kryeministri Rama, EDHE NJË HERË, praktikisht u dëftoi shqiptarëve, që është I PAKORRIGJUESHËM, është ARROGANT, është I SHPËRFILLSHËM, është I PAPËRGJEGJSHËM, më pushtet, derisa emëron sërish ministrat, siç i emëroi edhe në 2013, po me ato kritere dhe standarte, për t’i patur ministrat thjesht si gurë shahu, për t’i patur ministrat thjesht zbatues të verbër të urdhërave të tij.
Dhe të tillë, ministrat mund të emërosh këdo person që nuk ka kurrë personalitet, që nuk është kurrë i përgjegjshëm për veprimet dhe mosveprimet e tij, që është karrierist, që pranon të bëjë vetveten të përdorshëm për këdo, vetëm e vetëm për një shpërblim material për vetveten, pa patur kurrë NDËRGJEGJE për pasojat e veprimeve dhe mosveprimeve të sjelljes, të qëndrimeve të tij!!!
Jo vetëm kaq!
Kryeministri Edi Rama e dha EDHE NJË HERË QARTAZI edhe shëmbullin, sesi do të sillet, sesi do të veprojë, pas zgjedhjeve të reja parlamentare, nëse fiton pas 18 qershorit 2017!!!
Shqiptarët, tashmë, të paktën me votën e tyre, në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit 2017, duhet të pyesin vetveten:
-Do të pranojnë më kokëulur, që të votojnë për t’u RIQEVERISUR nga Lenka Çuko?
– Do të pranojnë më kokëulur, që të votojnë për t’u RIQEVERISUR nga Pali Miska?
– Do të pranojnë më kokëulur, që të votojnë për t’u RIQEVERISUR nga Hekuran Isai?
Por me një dallim shumë të madh!
Që Edi Rama, si kryeministër nuk ka asnjë çik TOLERANCËN politike të Sekretarit të Parë të PPSH Ramiz Alia!
Edi Rama, për të mbajtur me çdo kusht Pushtetin e tij është Shembëlltira e gjallë e Çausheskut komunist!!!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*