Misteri i zhdukjes së Bashës: A është nisur në SHBA? SATIRË

Po qarkullon një teori që Lulzim Basha nuk e ka braktisur për asnjë çast Shqipërinë dhe nuk ka mbërritur fare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç u njoftua.

Më 21 mars mediat dhanë lajmin se Lulzim Basha u nis drejt SHBA për të takuar zyrtarë të lartë amerikanë. Natyrisht që udhëtimi deri aty zgjat ca orë. Kështuqë mendohet që të ketë mbërritur në tokën amerikane të mërkurën, 22 mars. Atë mëngjes në fakt, në 10.03, kryetari i PD poston në facebook një urim për Sulltan Nevruz. Nga njëra anë – mirë, se morëm vesh se është shëndosh e mirë, por nga ana tjetër nuk patëm ndonjë informacion nëse këtë urim e ka shkruar në hava (domethënë në avion), ka zbritur në tokë, apo nuk ka lëvizur hiç nga mëmëdheu? Fiks 3 orë më pas bën një postim të ri, ku shpjegon se ç’është 22 marsi për Partinë Demokratike, për vlerat historike dhe aktuale të kësaj ngjarje…As prej këtij postimi nuk kuptuam në kishte vënë këmbë në tokën matanë oqeanit apo jo…

…Por në 18. 06 ndodh tronditja e madhe!! Nga faqja zyrtare e Lulzim Bashës nis transmetimi live i fjalës së Berishës në Shtëpinë e Lirisë para kryeministrisë!!!! Basha ishte në çadër, i maskuar si dikush tjetër dhe xhiron live? Apo dikush administron faqen e kryetarit të PD – së ? Po edhe në qoftë kjo e fundi…ç’bëhet me kryetarin? Është bërë natë, nata e dytë pa të në çadër dhe ne nuk kemi asnjë informacion në ka mbërritur a jo, pale a e ka pritur njeri, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës…

…Dita e tretë. E enjte. Basha shprehet i tronditur për sulmet në Londër. Ne – të tronditur për udhëtimin e tij. E treta ditë pa të dhe nuk e dimë ku ndodhet. Vazhdon më vonë një postim nga tenda, një mirënjohje për ata që janë atje dhe më vonë, nga dreka, një koment i ashpër për seancën e parlamentit që u zhvillua në Tiranë… Po kryetari i PD – së? Ku është? Asnjë lajm!! Asnjë informacion se ku ka zbritur, ku po rri, me kë po rri, ç’axhendë ka, kush e ka takuar, kë pret ta takojë?

…Dita e katërt sot. Koment nga zoti Basha për ç’ka ndodhur para kryeministrisë, kush ka folur e ç’ka thënë. Por për vete asgjë!

Sot është e premte edhe në Washington. Edhe pak orë dhe fillon week endi edhe aty, si për shpërndarësit e pizzave ashtu edhe për Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit e të tjerët. Mirë a ka takuar njeri deri këto çaste s’kemi marrë vesh gjë…po a ka mbërritur Basha, a ka njeri të na e thotë? More…po a është nisur të paktën, a di gjë njeri???

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*