Monika dhe Luli po bëjnë dëm me “Mafiozin Rama”. EDITORIAL

Kryemadhi thotë se Rama ia ka dorëzuar shtetin Mafias. Basha thotë se Rama është i lidhur drejtpërdrejt me bandat mafioze…! Pra e gjithë opozita parlamentare thotë të njejtën gjë: Kryeministri është njësh me Mafian.

…THOTË!

Po për të bërë?

Nëse opozita arrin të artikulojë një akuzë supreme si kjo, që kryeministri është pjesë integrale e mafias, atëhere akut është shkarkimi dhe dëbimi në çast i tij prej detyrës. Në të kundërt, çdo orë që kalon, është katastrofë kombëtare.

Që të nisë largimi i kryeministrit mafioz , e para punë e arsyeshme që i takon opozitës të bëjë , është AKSIONI POLITIK. Bashkë me rrugën ligjore ( kallëzim në prokurori e padi në gjykatë) më e pakta është dalja nga parlamenti , ku qëndron edhe “mafiozi”, ngritja dhe mobilizimi i frymës dhe opinionit qytetar dhe udhëheqja e revoltës, deri në dëbimin e një të tilli nga ai post shumë i lartë e i rëndësishëm i shtetit dhe riparimi i dëmeve që ai ka shkaktuar me aktivitetin e tij.

Ndërkohë që , prej shtatorit 2016, kur humbi zgjedhjet në Peshkopi, Lulzim Basha u thotë shqiptarëve se mafia e hashashit , me në krye Ramën , blen votat!! Pas kësaj akuze erdhi një protestë 90 ditore nën një tendë në bulevard, pas të cilës, “mafiozi” hyri në zgjedhje dhe, jo vetëm i fitoi, por këtë herë edhe pa aleatë e aleanca! Tani jemi sërish tek avazi “Rama – mafia”….

Nëse Basha e konstaton , e thotë , por s’bën gjë. Pastaj e konstaton edhe Kryemadhi, e thotë e s’bën gjë….po ç’menderin do të ndodhë në këtë vend? Që “këta janë mafia të gjithë” kanë një jetë që e thonë shqiptarët. Për të gjithë. Nëse opozita s’bën gjë tjetër veç e përsërit deri në lodhje, as më pak as më shumë por thjesht i bën shërbim Edi Ramës. Nëse edhe instrumenti që mund ta heqë këtë të keqe, thjesht konstaton, atëhere shqiptari i thjeshtë nuk ka më as më të voglën shpresë por i thotë vetes “ç’më duhet mua o vëlla? Ky është mafia e nuk lëviz që aty”.

Pra, nëse kjo opozitë nuk ka saktësisht këtë mision (dmth ta bëjë sa më të frikshme figurën e Ramës e sa më të paktë shpresën për ta rrëzuar), gjëja më e mirë do të qe të heshtë për këtë argument. Le të flasim ne , mediat, le të shfryjnë qytetarë e fshatarë nëpër kafene, por jo Luli e Monika më!! Këta janë për aksion e jo për analizë.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*