Moratoriumi i pyjeve për pak vret 4 nxënës në Fushë – Krujë. S’kishin dru , ja me çfarë janë ngrohur

Mjeku i urgjencës Kastriot Mustafa thotë se katër nxënëse të klasës së tetë kanë shfaqur vështirësi në frymëmarrje dhe të dridhura pasi në klasën e tyre mund të jetë djegur hashash.

Duket se për shkak të moratoriumit të prerjes së pyjeve, nga e keqja në Fushë – Frujë po ngrohen e po gatuajnë me hashash. Por gjatë djegies tymi i kallamit dhe gjetheve, po nuk qe soba e mirë, mund edhe të bëjë qametin, siç për pak e bëri në klasën e tetë në Bilaj.

Kjo sipas lajmit zyrtar.

Ndërkohë dyshimet e mjekut nuk i ka pohuar a mohuar askush. Ç’ishte ai hashash në një shkollë nëntëvjeçare në fshat, si e qysh, nuk di gjë njeri. Ka rrezik deri nesër as mjeku të mos jetë më i sigurtë..

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*