(Mos) kthe kokën nga piramida!

Ndodhet në vendin më të dukshëm gjatë bulevardit ‘’Dëshmorët e Kombit’’, përballë Kullave Binjake, mu përbri Kryeministrisë, po nga Piramida nuk të con mendja të kthesh kokën. Aty takon shpesh ndonjë grup turistësh që bëjnë foto në atë që u krijua si muzeu i ish diktatorit shqiptar Enver Hoxha. E cfarë marrin me vete? Asgjë më shumë sesa një ndërtesë gërrdallë, që nga shkëlqimi prej formës tërheqëse si kopje e ngurtë e Malit të Dajtit me pllakat e mermerta, i ka mbetur vec emri me xhamat e thyer e ngjyrën gri të gërmadhave.

Piramida përfundoi në kohë rekord në vitin 1988, e që atëherë ka pasur plane e projekte për ta ndryshuar. Në fillim të viteve 2000 në atë godinë u vendos televizioni Top-Channel i cili qëndroi aty deri në ndërtimin e godinave të reja. Më pas u vendos që Piramida të kthehej në një teatër, ndërsa  një tjetër vendim i beftë u mor para 7 vitesh nga maxhoranca  e kohës që aty të ndërtohej salla e re e Parlamentit. Asgjë nuk ndodhi, por piramida vazhdon të qëndrojë aty.

Pa zë! Pa ngjyra! Pa identitet!

Në pritje që një ngjyrë politike a dashamirësi që të kthejë kokën drejt saj për t’i kthyer lavdinë një monumenti që meriton vëmendje, sigurisht jo historisë së saj.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*