Mos Petrit! Mos thuaj “LSI FORCE PARË” se e hëngre! Nga prof.as.dr. Koli NOZI

Kam dëgjuar Titin, mikun tim të vjetër, të shpalosë slloganin “LSI-forcë e parë”. Si usta edhe unë i kësaj pune, mendoj me shqetësim të madh se kjo gjë po na fut në dhé neve të LSI-së. Si pjesa më inteligjente e pragmatiste e elektoratit, ne e dimë sa është jorgani. Kështuqë kur kryetari i shtrin këmbët përtej, ne marrim mesazhin se punët janë mut e oburra ta braktisim varkën e të zemë një tjetër.

Ne, si LSI, shumicën e jetës e kemi në pushtet. Plot 8 vite! Ama jo si bualli që tërheq qerren, por si qerraxhiu që rri sipër dhe e çpon me hosten. Kështu u rritëm. Majë qerres. Kështu na u shtuan e u bashkuan gjithë p*** e somës të këtij vendi. Të gjithë ata që e njohin edhe gënjeshtrën më mirë se ti e unë o Tit.

Pra kur u thua sot , kur dy buajt janë bashkë, se ti do jesh forcë e parë, ata thërrasin “urra”!, ama ndërkohë janë duke hedhur grepat nga të gjitha anët për të siguruar pozicionin kaluar.

Pra nëse i do vërtet votat, lësëistëve dhe gjithë asaj klase pragmatiste shqiptare në rritje, i duhet thënë e zakonshmja: “Lere ç’thotë Rama e Basha, qeveri pa LSI -në s’bëjnë dot. Kështuqë, sido të shkojnë zgjedhjet, ne jemi në pushtet”

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*