Mos vallë Lul Bashës “i ka ardhur zarfi”? Nga Armir SHKURTI

I ka ardhur zarfi është një gjysmë metaforë dhe gjysmë mit shqiptar për pushtetin. Shumë nga ne besojnë se diku në Amerikë a Europë është një zyrë personeli, e cila, me porosi nga “shefi” nis një zarf për kryeministrin e ri të vendit. Ka shumë që kështu e dinë dhe që kështu e kuptojnë edhe mbështetjen ndërkombëtare për Shqipërinë: si një zarf që vjen me emrin e fituesit. Prej kësaj bestytnie ka rrjedhur edhe metafora “i erdhi zarfi” për të thënë se ka mbështetjen ndërkombëtare për të ardhur në pushtet.

Pra ai i ka ardhur Bashës zarfi?

Deri para 3 muajsh edhe një katërvjeçar i Ramës dukej i padiskutueshëm. Satrapi i Sorosit në Shqipëri, me ato deklarata kundër Trump, në favor të kandidates Klinton, dukej se i çimentoi themelet e një pushteti të gjatë e të qetë. Por më 8 nëntor Trump fitoi. “Babi” Sorosi nisi organizmet revolucionit mavi dhe po vazhdon të organizojë këdo e me çdo mjet për të rrëzuar presidentin e ri. Duket se uji i gamiles së këtij sorosakut tonë….po soset?

Gjatë të paktën dy viteve të fundit, kur është diskutuar rrëzimi i Ramës, pyetja ka qenë: po kush ta marrë? Basha në asnjë çast nuk është dukur gati dhe po ashtu, në asnjë rast nuk ka treguar vullnet serioz për të rrëzuar Ramën e për të marrë pushtetin.

Fitoren e Trump, që shumë më parë se të ndodhë, ne e kemi quajtur “deus ex machina”, një ndërhyrje madhore në këtë skenën tonë mizerje për të ndryshuar rrjedhën e dramës. Dhe në fakt rezultati i parë i kësaj deus exh machina u pa një muaj më vonë. Kryetari i PD – së, më 11 dhjetor, në përkujtim të 12 dhjetorit, ditës së themelimit të partisë së tij, e mbylli fjalimin me një shprehje të Donald Trump.

….Tani vijmë tek protesta e 18 shkurtit. Jo pak njerëz , ca me shpoti, ca me gjithë mend, po pëshpërisin; “I ka ardh’ zarfi Lulit e”?

18 shkurti është ndoshta prova e zjarrit për kryetarin e PD – së dhe ndoshta udhëkryqi që do të vendosë të ardhmen e tij politike. Pas  14 muajsh pushim, demokratët do të dalin në rrugë…për çfarë?

Nëse dalin thjesht për qokë, për t’i treguar Ramës e të tjerëve se kjo qeveri është e korruptuar, se hashashi , se bla bla bla, apo edhe do të gjuajnë me ndonjë shishe bojë, fishekzjarr, dërrasë ndonjë send a njeri e pastaj do të shpërndahen qetësisht nëpër shtëpi, ky është fundi.

Nëse protesta nis e vazhdon deri në rënien e Edi Ramës, atëhere PO që mund të thuash se “i paska ardhur zarfi Lulit”. Jo në kuptimi e mitologjisë popullore por të metaforës politike. Pra e ka seriozisht pushtetin.

Përmendi Rumaninë dje kryetari i PD – së. Po, mund të merren si shembull, edhe pse atje nuk i organizoi ndonjë forcë politike dhe se qytetaria dhe dinjiteti janë të pakrahasueshme me këtu. U mblodën masivisht, pa dëngla e eufori qytetarët, mbushën sheshin dhe pritën që qeveria të ndryshojë mendje. Kur kjo ndodhi, shkuan në shtëpitë e tyre.

PO KËTU?

E përsëris: nëse është për t’i treguar Ramës se sa keq i ka bërë këtij vendi, unë për vete, si e shtunë që është, po ia këpus andaj nga plazhi, me celular fikur e pa televizor, se e kam parë këtë film disa herë. Nëse mblidhen aty, për të mos u shkulur derisa Edi Rama të ikë, për t’i lënë vendin në qeverie teknike, atëhere PO!

PSE QEVERI TEKNIKE?

Sepse në kushtet e sotme është e doemosdoshme për të shkuar në zgjedhje pa kontrollin absolut që ka vendosur Rama me Tahirin mbi votat, votuesit dhe mekanizmat për t’i orientuar ato kah forca e tyre. Rama e ka me qejf të madh të bjerë qeveria dhe të bëhen zgjedhje sa më parë. Me këtë kod zgjedhor dhe këtë situatë ndërkombëtare, i fiton shumë më qetë se në qershor. Prandaj duhet qeveria teknike. Ajo përgatit zgjedhjet dhe në kushtet që jemi është e keqja më e vogël.

Pra të presim. Nga ajo që do të ndodhë më 18 shkurt besoj se , në mos do ta marrim vesh të plotë, të paktën në parim do ta kuptojmë në “i ka ardhur zarfi” apo jo?

 

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*