Mungon vetem Fatos Nano. KPD sapo ka nisur. Nga Arian Galdini

A e mbani mend KPD-ne e famshme? Ishte viti 2002. Partia Socialiste ishte e bashkuar asokohe dhe Kryetar ishte Fatos Nano. Ndersa Kryeminister ishte Ilir Meta. Edi Rama ishte Kryetar i Bashkise se Tiranes. Ilir Meta ishte shefi i Edi Rames dhe te dy ishin bashke kunder Fatos Nanos. Shqiperia kishte nevoje per qeverisje, dhe PS u dhuroi shqiptareve nje KPD (Keshill te Pergjithshem Drejtues) qe do te hapte pete lakrori, fatura lavatricesh, e lista me emra trafikantesh dhe batakcinjsh qe kishin lokale e restorante ku nderzehej e defrehej Udheheqja e Majte. Cfare nuk pane e degjuan shqiptaret ne ato ore e dite kur shfaqej drejtperdrejte ne TV, mbledhja e famshme e KPD. Aq flokeshkulese e turperuese ishin ato qe u shpalosen aty, sa edhe kur Edi Rama u be Kryetar i PS ne vitin 2005, nje nder premtimet kryesore qe beri ishte se ne ate Parti nuk do te kishte me nje riperseritje apo zhvillim te ngjashem me ate KPD cipeplasur. Mirepo ja ku jemi sot, 15 vjet me vone. Edi Rama dhe Ilir Meta jane perseri bashke. Asnjeri nuk eshte me shef i tjetrit, por Rama ka deshire te tregoje se e ka ish Shefin, bashkekryetar. Me pak fjale, Edi Rama ka ecur perpara, sepse ia ka dale te mberrije si i barabitshem me njeriun te cilit dikur i bente fjalimet dhe mbante xhaketen. Kane bere 3 vjet ne Qeverisje dhe jane ne permbyllje te vitit te 4, me zgjedhjet e qershorit perpara. Sic duket cikli i Aleances Strategjike, nuk e kalon dot sproven e zgjedhjeve te ardhshme, per shkak se 2 bashkekryetaret e sotem, nuk mund te vazhdojne te qendrojne per nje kohe te gjat ne gjendje te pezulluar. E shkuara determinon edhe te ardhmen e tyre. Njeri duhet te jete Shefi e tjetri mbeshtetesi. Deri ketu, mund te shkonte Aleanca Strategjike, deri ne diten kur do te duhej te nisnin pergatitjet per Marreveshjen e re. Te majtet, kur u duhet te rikontraktojne e paskan per force zakoni, qe duhet te ribejne KPD. U mungon vetem Fatos Nano. Por nuk ka problem, sepse menjane po u qendron Koco si merakli i puneve te vjetra. Preludi i KPD ishte Ylli Manjani, te cilin e perforcoi nje tjeter Minister i sotem i LSI dhe protagonist i njohur ne KPD e 2002, Lefter Koka. Eshte inteesante sepse Bashkekryetaresine Rama – Meta, e ka pagezuar vellai i Lefter Kokes. Nderkohe qe rikontraktimin po e hedh si dorashke Lefter Koka vete. Edi Rama qe nuk eshte mesuar te kontraktoje, di vetem te kerkoje Pezulli. Ne Pezulli ai ndihet mire. Edhe asokohe kur grindej Nano me Meten, Edi Rama ishte ai qe rendte sa te njeri tek tjetri, per te kerkuar e yshtur Pezulline. Pezulline zgjodhi edhe me Tom Doshin, edhe me Arben Ndoken, edhe me Elvis Rroshin. Pezulline donte edhe me Ben Blushin. Asnjehere ky njeri nuk ka ditur e as ka patur kellqe te mare vendime, as per te bere kontrata e as per te prishur. Edhe me PDIU, ne gjendje Pezullie e mban marreveshjen. Nuk ka nje prove a akt Lidershipi nga ky njeri qe te deshmoje se di qe ti ndaje gjerat apo qe ti ndertoje. Ai di vetem te hiqet zvarre dhe te vegjetoje e perfitoje neper Pezulli. Prandaj fshihet pas Karvanit duke treguar Qente me gisht. Po tani? Po tani qe ‘Qente’ qe lehin jane Ministra te Qeverise ku Kryeminister eshte Edi Rama? Po tani qe ‘Qente’ qe lehin jane deputete qe votojne per Qeverine ku Kryeminister eshte Edi Rama? Cfare do te ndodhe tani? Cfare do te beje Lideri Global maje Karvanit? Do bashkeqeverise nga facebooku apo do behet Kryeminister qe ose ndahet nga Ministrat qe quan Qener, ose qe i ridrejtohet popullit per komtraten e tij? Bashkeqeverisja si KPD, eshte nje turp dhe kosto qe ky popull nuk e meriton me. Mjaft me na kanabisizuan. Mjaft me na plackiten. Mjaft me na trysnuan, treguan dyert e burgjeve dhe defteret e taksidareve. Mjaft me e varferuan kete vend. Nuk mund tu durojme ketyre qe te na e bejne bashkeqeverisjen si KPD. Sot me shume se kurre ne si Opozite, duhet te mos e lejojme me qe kjo Shumice Qeverisese bashkefajtore ne gjithcka ka shkuar e eshte bere keq ne keto 3 vite e gjysem, te na zhyse edhe ne batakun e KPDizimit te bashkeqeverisjes. Te ngrihemi ne kembe e tu kerkojme qytetareve ta ndalin kete qeverisje. Perndryshe, njelloj sic ndodhi me KPD ne vitin 2002, keta do gjuhen, shahen e mallkohen, e pastaj mund ta rigjejne shtegun e Pezullise a Rikontraktimit. Keta nuk kane me cipe. Ia thone te gjitha njeri-tjetrit, pastaj prape vazhdojne te nduken e dashurohen sikur nuk ka ndodhur asgje. Mjafton qe te kene Pushtetin e te vazhdojne te na sundojne e plackisin neve. Arian Galdini Tirane me, 28 janar 2017

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*