Muxhahidinët e Tiranës i viziton fshehtas udhëheqësja e madhe. Rrezik siguria jonë kombëtare. EDITORIAL

Mes tezgave te tregu çam, një bisedë në një gjuhë jo fort të njohur, më bën të kthej kokën me kureshtje. Dy zonja me shami ngjyrë ulliri. Janë iraniane të Organizatës së Muxhahidinëve të Popullit. Prej muajsh janë strehuar në Tiranë. Pak më vonë, para katedrales ortodokse, në qendër. E njejta gjuhë. Dallohen se janë po ata prej veshjes së grave. Ndërsa burrat jo. Ata i merr për shqiptar kur të duash. Pak ezmerë, shtat mesatar me mustaqe…

Shkon në qendër tregëtare. Sërish ATA! Muxhahidinët, siç njihen tashmë tek ne. Dy janë problemet të mëdha , të dukshme: e para ç’janë dhe e dyta pse askush nuk flet për ta, edhe pse tashmë janë kudo nëpër Tiranë.

E para është botërisht e ditur. Ata , muxhahidinët e Iranit, janë luftëtarë të klasit të parë. Edhe ato nënat 80 vjeçare, që duket sikur mezi ecin, ngasin në mënyrë perfekte tankun, njohin e përdorin teknologjitë e taktikat ushtarake dhe janë ushtarë të betuar të klasit të parë.

Fakti që kjo ushtri elite, armike e një fuqie si Irani, është instaluar në kryeqytetin tonë, papritur ka vënë në pikëpyetje sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Kjo organizatë , e quajtur terroriste nga SHBA deri në vitin 2012 ka bazën e saj në Tiranë sot! Në historikun e saj pothuaj dyzet vjeçar, shënohet zyrtarisht se kjo organizatë është përdorur jorrallë nga shërbime të ndryshme inteligjente pikërisht për shërbime luftarake. Kjo është një arsye më shumë që shërbimet sekrete fqinje të rrisin etshëm aktivitetin në Shqipëri.

Një tjetër motiv i frikës dhe rritjes së pasigurisë në Shqipëri është edhe vizita më e fundit në Tiranë e kësaj zonje:

 

image Ajo quhet Marjam Radxhavi (Maryam Radjavi ) e veja  e themeluesit të kësaj organizate. Me organizimin tipik ushtarak kjo zonjë ka pushtet absolut dhe thirret “dielli i revolucionit” nga anëtarët e organizatës.

E pra, ky “diell” ka “lindur” pak ditë më parë edhe në Tiranë. Zonja Radxhavi ka ardhur në Tiranë. Por vizita e udhëheqëses së muxhahidinëve është mbajtur në sekret të plotë.

PSE?

Sepse në kuvend të Shqipërisë ka deputetë të lidhur ngushtë me muxhahidinët. Madje pati ftesa për kongresin e madh të tyre, të zhvilluar në Paris qershorin e shkuar, por nuk dihet se përse në minutë të fundit delegacioni me PARLAMENTAR shqiptar ktheu mendje. Një ndër deputetët e vjetër të PS ka qenë “kumbari” edhe i kësaj vizite të tanishme të udhëheqëses së luftëtarëve muxhahidinë në Tiranë, vizitë e cila nuk dihet se ç’axhendë ka patur. Ky deputet me shokë ka patur plot “të mira”, nga mbështetja e kauzës së muxhahidinëve dhe nga deklarata “unë jam muxhahidin”. Jo vetëm Pandeli Majko por edhe kolegë të tjerë ia kanë parë hajrin përfshirjes në këtë punë.

A ËSHTË RREZIK PËR SIGURINË KOMBËTARE KJO ORGANIZATË?

Në një vend që ka për vete probleme e ekstremizmat, me zhvillimin ekonomik, kulturor e shoqëror, prania e një ushtrie elite, e konsideruar për vite me rradhë si organizatë terroriste nga ShBA dhe BE, vështirë se mund të quhet gjë e mirë. Për të fituar ca pikë , Rama i pranoi kur SHBA s’kish ku i çonte dhe kur po përmirësonte marrëdhëniet me Iranin. Ende nuk dihet në këmbim të çfarë e bëri, por me siguri në këmbim të dëmtimit të marrëdhënieve me një fuqi të rëndësishme si Irani.

Nga ana tjetër, nëse sheh veshjet,paisjet e shtrenjat dhe jetën e kamur që bëjnë në Tiranë muxhahidinët, kupton se vetëm për para nuk janë keq….Ama pikërisht për para janë keq plot shqiptarë rreth tyre…….

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*