Na fal Shukri! Të q** me qejf këtu ha burg. Me zorr – bën karierë! Nga Flamur TAJARI

Ne i kemi borxh një ndjesë të madhe të gjorit Shukri Xhelili, ish kryetari i Bashkisë së Dibrës. I shkreti Shukri, deshi pak p** të njomë dhe kaq. Pati mundësi ta fusë në bashki atë gocën dhe ia lypi. Natyrisht që do t’ia lypte, se po të kish para , shkonte më të bukurën , në Bllok. Por siç treguan edhe pamjet, kryetari kishte mbetur pa brekë në bythë se e kishte troshitur fushata. Për një vrimë të njomë humbi punën, paratë, namuzin, lirinë….

Një tjetër kryetar bashkie ishte – figurativisht po e them – pas hekurave, se në shtëpi të tijë ishte në arrest. Edhe ky për atë punë. Vetëm se akuzohej se nuk kish treguar se e kishte bërë me dhunë në rini jashtë shtetit, Por sot ai doli sa i lirë aq edhe i larë e u kthye në zyrë të vet, i nderuar e respektuar, me letra në rregull nga Gjykata e Lartë.

NA FAL SHUKRI!!

Ti as objekt i dekriminalizimit nuk ishe! Po të besojmë Lul Bashën që tha se zgjedhjet atje i mori Mafia, më bën gati – gati të besoj se edhe atë kamera po ajo Mafia e ka gatuar, Në fillim mendova se ajo goca qe ndonjë katunare Shimçani a Rabdishte, por kur e pashë (edhe pse me sy mbuluar) se që më pjeshkë se këto modelet që këndojnë tek BBF, besoj fort se ta kanë futur. Punë pushteti e paresh vëlla! Do Zoti të kanë mbetur aq sa t’ia hedhësh me pak burg…

FALEMNDERIT ELVIS!

Këtë ta them në emër të opozitës! Po të kishte vazhduar ti në arrest a të dekretoheshin zgjedhjet edhe në Kavajë, e di edhe bufi që do zgafllohej më keq se në Dibër Partia Demokratike. Do dilte Basha – pa dyshim – e do denonconte Mafian, Roshët, kanabisin, e gjithë ç’ka e nuk ka ai fisha në këto raste, por një 2 – 0 brenda pak javëve vështirë se e mbante ajo pak PD që ka tepruar. Kështuqë falemnderit që u ktheve në zyrë. Më me leverdi për të gjithë është të kthehesh ti në krye të bashkisë së Kavajës e të merren nëpër media e kuvend me ty, sesa të fitonte një më i dobët se ty, më thellë se në Dibër e pastaj të vazhdonin të merreshin me ty!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*