NDREGJONI: . T’u themi ndal revansheve ideologjike që na shfaqen me kostume demokratike.

APELI I UNIONIT TË BURGOSURVE DHE TË PËRNDJEKURVE POLITIKË SHQIPTAR.
NDREGJONI: . T’u themi ndal revansheve ideologjike që na shfaqen me kostume demokratike.

SHQIPËRIA ATDHEU I TË GJITHË SHQIPTARËVE I PËRKET DEMOKRACISË DHE JO TË KALUEMES DIKTATORIALE !

Gjendja e sotme ne Shqipëri është mjaft shqetësuese. Kjo, nuk asht Shqipëria për të cilën kemi luftue. Kjo nuk asht Shqipëria demokratike, Shqipëria e qytetarit të lirë për të cilën ne kemi andrrue. Një jetë pa liri, pamvarësi e dinjitet nuk vlen të jetohet. Ka mbi 50 ditë ,që Opozita nga çadra e lirisë me kauzën e vet kërkon republikën e re , zgjedhje të lira, dhe kjo është një “pranevere shqiptare”, kjo protestë paqësore pa tamtame ideologjike, tregon ekzistencën e të metave strukturale në shoqërinë tonë në shtetin tonë. Mazhoranca me Kryeministrin Rama këmbgul në të kundërtën e opozitës duke luftuar me të gjitha mënyrat që pushteti i tije të mos cenohet. Vota të kontrollohet dhe të mbahet peng si gjatë këtij 26 vjeçari. Fasada ideologjike e ka verbuar pushtetin socialistë. Pushteti ashte mjet në demokraci; është qëllim në diktaturë! Qëllimi i pushtetit është forcimi i kohezionit social shqiptar, e jo “lufta e klasave”. Ne rastin tone kohezioni social kërkon pastrimin e krimit dhe të kriminelit ish komunist dhe pasardhsëve pushtetar të korruptuar, në nji proces të mbeshtetun në drejtësi; asht rikthimi i plotë në liri dhe dinjitet për të gjithë, asht mbrojtje nga “dora e shtetit” e nga“grushti i hijeve të zeza” për vote të lire e të ndershme. Kryeministri Rama dhe mazhoranca duhet të mos tregojnë kokfortësi :
Trajtimi partizan i problemit nuk përfaqëson interesat legjitime të popullsisë.
– Mashtrimi në politikë asht gënjeshtër që ka rrjedhime .
– Poshtrimi i kundërshtarit politik nuk ashtë fitore; ashtë shkatërrimi i gjysmës shqiptare që mendon ndryshe. Është koha t’u themi ndal revansheve ideologjike që na shfaqen me kostume demokratike. Shqipëria, atdheu i të gjithë shqiptarëve i përket demokracisë dhe jo të kaluemes diktatoriale
Nji shtet dhe shoqeni e këtill nuk mund të ndërtohet mbi padrejtësi! Kështu veproi Europa e qytetnueme e mbas luftës, e që dermoi diktaturën fashiste-naziste.
Por absurditeti i një zhvillimi të këtill ç faqet sot kur sistemi komunist është përmbyse dhe metodat e tia vazhdojnë të aplikohen nga qeveritarë të indoktriminuem që refuzojnë të pranojnë kuptimin e mirëfilltë të pronës private: jetë të lire e të pamvraur nga “shteti” , dhe votën e lire . Ku vete sot Shqipëria dhe shoqëria shqiptare? Heshtja qeveritare përball votës së lirë vret; indiferenca vret. Unioni i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë në emër të 100.000 familjeve antikomuniste ish të përndjekura politike i bëjnë apel qytetar moral mazhorancës dhe opozitës të dialogojnë dhe të i kthejnë shqiptarve votën e lire, të shkatrojnë fasadat ideologjike të 26 vjeçarit. Sot situata politike është si në vitin1990 dhe në atë vit me protestat e studentëve dhe me dialog vendosëm pluralizmin, sot me dialog të vendosim votën e lirë. Mos të jemi inferior përball komunitetit ndërkombëtar që na përqesh nga 26 vite, në çdo kohë zgjedhjesh duke na thënë zgjedhjet ma të mira se në zgjedhjet e mëparshme, por keni dhe ca detyrime, Shqipëria ka nevojë për moralin dhe jo për diktatin.
Ka nevojë për dialogun dhe për solidaritetin njerzor, boll me konflikte se nga konfliktet politike kemi vuajtur boll si popull.
Kështu nuk ndërtohet Shqipëria , atdheu i përbashkët i të gjithë qytetarve!

PRESIDENTI

Besim NDREGJONI

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*