Në Apolloni Rama sërish shkeli ligjin! Nga Arben SKËNDERI

Sot në Apolloni…
Dhunim i paster i citeve të trashgimisë kulturore nga partia në pushtet dhe kjo jo për herë te parë…

Eshtë i ndaluar me ligj organizimi i çdo lloj aktiviteti që nuk ka në fokus vlera kulturore të lidhura drejtperdrejt apo indirekt me promovimin e trashgimisë kulturore apo të vetë citit ku aktiviteti ndodh.

Dhe aq me tepër është kategorikisht i ndaluar organizimi i aktiviteteve të mirefillta politike e partiake.

Kjo është totalish e pa tolerueshme dhe në të gjitha rastet do duhej leje nga Ministria e Kulturës (që sigurisht nuk e ka një të tillë)

Ligji vlen njësoj për të gjithë. Sigurisht Edi Rama dhe “nëna” parti nuk e përfillin as në këtë rast, sepse as kultura nuk është lënë me një anë kur bëhet fjalë për shkatërrimin e nisur në të gjithë sektorët e jetës në vend.

Trashgimia po përdhoset e shkaterrohet cdo ditë anë e mbanë vendit, nga Durresi në Gjirokastër e kudo ku intresat mafioze bëjnë ligjin.
Ky është një provokim i pastër dhe tregues i rëndomtë i arrogancës së Edi Rames në ditët e tij të fundit…!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*