Në Lezhë spitali punëson fallxhore dhe astrolog …për të planifikuar ilaçet!

Drejtori i spitalit të Lezhës ka argumentuar se ilaçe nuk ka për shkak se…nuk kanë parashikuar sa duhet në fillim të vitit sasinë!

Nëse mjeksia e Ilir Beqajt ia del të planifikojë se sa njerëz do të sëmuren , nga ç’sëmundje do të preken e sa ilaçe do t’u duhen, atëhere hallall të gjitha. Çështja është se bota deri më sot është pak larg këtij parashikimi. Kështuqë, nëse do që buskopanin, papaverinën e të tjera ilaçe t’i ketë sagllam, drejtorit të nderuar të spitalit i duhet një parashikim.

Një a dy fallxhorë, një a dy astrologë, qoftë edhe nga LSI , të punësuar në Spital të Lezhës të paktën zgjidhin problemin e parashikimit të sëmundjeve dhe marrjes së masave që të paktën këto ilaçe bazë të mos mungojnë

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*