Në shesh kundër çensurës së diktaturës! Nesër në drekë protestë para bashkisë

Nesër në orën 1, para Bashkisë, një protestë e madhe qytetare organizohet kundër çensurës që diktatura po i bën medias. Më konkretisht, janë hequr gazetarë nga puna e janë mbyllur emisione , vetëm që të mbulohet me heshtje vrasja e Arditit në landfillin e Sharrës.

Në thirrjen drejtuar ndërgjegjjes (aq sa ka mbetur) të qytetarëve dhe mediave, Aulon Kalaja, një prej organizatorëve të kësaj proteste thotë:

 

Te dashur kolege!

Kemi shume arsye per te protestuar, kunder censures se medias, emisionet e mbyllura, koleget qe pushohen nga puna pa shkak, lirine tone, gazetaret dhe punetoret e medias qe kane kerkuar azil, te drejtat tona te mohuara dhe te parespektuara, per dinjitetin tone dhe per vrasjen e Ardit Gjokles ne Sharre, qe nuk na lejuan t’a raportonin sic duhet.

Ju bej thirrje, qe diten e premte, ora 13:00, te protestojme para Bashkise Tirane. Gazetare te medias vizive, shtypit te shkruar dhe mediave sociale, moderatore, operatore, montazhiere, teknike transmetimi, teknike direkte, producente, redaktore, faqoses, punetore te tjere te medias dhe njerez qe e duan dhe luftojne per fjalen e lire, duhet te jene me ne, si qytetare te lire te ketij vendi.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*