Ne Verri,tek „monstra“ e perpunimit te mbetjeve.

Verri, Prill 2008.Ka rreth nje muaj qe “perbindeshi”-impianti i perpunimit te mbetjeve,sic banoret e Verrise e cilesojne mes njeri –tjetrit po merr jete dite pas dite.Rrethuar me mur, nen veshtrimin armiqesor te vendasve po ndertohet nje nga koncesionet me te kundershtuara,te debatuara dhe te anatemuara, qe per me shume se tri vjet terhoqi pas anet e erreta, friken dhe polemikat,mungesen e transparences dhe mosbesimin qytetar.Ela Tollkuci,eksperte e projektit „Konceskan“ thote se gjitha kjo ka lidhje me mungesen totale te transparences, me anet e errta te investimit qe po behet ne kete zone.Ajo shton se nga nje sondazh i bere me banoret e Fierit dhe te fshatrave ku u mendua te ngrihej impianti rezultoi se nga ana e Bashkise se Fierit ka munguar sistematikisht informimi per qytetaret te cilet sipas pergjigjeve ne sondazh,kane patur nje akses te kufizuar te informacioneve ne lidhje me kete impiant.Ne kete konkluzion kane mberritur dhe eksperte te tjere te Projektit.Qendra „Open Doors“ inicioi nje vit me pare projektin „Konceskan“ me mbeshtetjen e Leviz Albania dhe me suportin financiar te qeverise Zvicerane.Tollkuci, si eksperte e projektit shkon me tej kur thote se ceshtjet kryesore qe dolen pas perpunimit te sondazhit kane lidhje me mosinformimin real dhe sistematik te qytetareve,me mungesen e zerit te specialisteve te cilet do te bindnin banoret mbi avantazhet dhe dizavantazhet e ketij projekti.

E gjithe kjo problematike u parashtrua dhe gjate diskutimeve ne nje seri fokus- grupesh ku pjesemarres te ndryshem parashtruan rezerva ne lidhje me nivelin e ulet te informimit mbi kontraten koncesionare,mbi efektet e drejtperdrejta te ndotjeve ne shendetin e banoreve,ne te mbjellat, ne ujrat nentokesore e ne ambient.“Konceskan“ nga ana e tij ka arritur ne perfundimin se nga te dhenat e studimit te sondazhit, por edhe nga degjesat publike ka rezultuar se eshte shkelur ligji Nr.139/2015 „Per veteqeverisjen vendore“ duke i lene qytetaret jashte diskutimit ne lidhje me vendimarrjen.Kudo ku pyet ne Fier apo ne rrethina te tij,ne Mbrostar, Plyk, Kallm apo Portez (fshatra te cilat ishin piketuar per ndertimin e impiantiti) te thone se nuk ka patur transparence,se askush nuk ka saktesuar nje siguri,nje bindje se perse impianti do te jete teresisht i sigurt,modern dhe i parrezikshem.

Por nuk mendojne keshtu drejtues te Bashkise.Evis Semi,Kryetarja e Keshillit Bashkiak thote se degjesa jane bere,u eshte shkuar madje ne cdo fshat banoreve dhe u eshte saktesuar se perse impinati nuk ka asnje rrezik per ambientin dhe shendetin e banoreve.Madje, shton ajo,degjesa te njepasnjeshme jane bere edhe me specialiste te ardhur nga vete firma por edhe perfaqesues te shoqerise civile.Zonja Semi shton se ajo qe ka luajtur nje rol negativ ka qene frika qe kane mbjelle tek banoret e fshatrave forcat e ndryshme politike ne Keshillin Bashkiak apo ne organizma te tjera te pushtetit vendor.“Nuk behet fjale per panik“- thote anetarja e Keshillit bashkiak Alketa Lugaj kur e pyet se cfare e ndan opoziten nga pozita persa i perket vendimarrjes.Sipas saj „te gjitha informacionet e specialisteve deshmojne per rrezikun qe paraqesin gazrat qe clirohen nga djegja e mbetjeve.

Shume vende te zhvilluara te Evropes i kane nxjerre nga perdorimi inceneratoret“.Ka edhe prfaqesues te tjere te Keshillit Bashkiak,kryesisht ata te forcave opozitare qe te thone se ka nje mungese te theksuar te transparences nga ana e Bashkise ne marrjen e vendimit per perzgjedhjen e vendit te ndertimit pa marre me pare aprovimin e banoreve.Pro projektit eshte shprehur edhe eksperti i mjedisit i „Konceskan“ Agim Hajdari i cili ka kryer edhe nje studim te mirefillte per kete impiant.Ai shprehet se „llandfilldi eshte i pashmangshem dhe se une jam per ndertimin e nje inceneratori por me kushtin e garancive qe duhet te na jape koncesionari persa i perket teknologjise moderne dhe zerimit te rrisqeve te mbetjeve“.Por pertej te gjithave ne Verri po ndertohet,here naten e here diten.Banoret tani ne formen e nje pelegrinazhi te heshtur kujtohen te mblidhen sa here atje u shkon ndonje kamera apo ngonje gazetar televizioni.Te flasin serish per rrezikun e perbindeshit,per vdekjen,per tokat qe nuk do te behen me, per ajrin, per femijet ne rrezik.Pastaj ikin drejt halleve te tyre duke lene pas eskavatore e kamione qe po ndertojne ate qe ne Verri quhet „monstra“ e perpunimit te mbetjeve.

Rei Morina

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*