Nga ndryshon Koçoja prej Trump-it. Koment pas deklaratave të djeshme

Koço Kokëdhima ka thënë se ka idhull Trump-in? O nuk ka kujtesë ky vend ose nuk ka inteligjencë të shohë përtej fasadës! Është i famshëm emisioni “Si të bëhesh milioner” që Koçoja bënte në radion e tij, nën shembullin e librit pak a shumë me të njejtin titull.

Dje në News 24 ish deputeti i PS na e ka pranuar simpatinë për presidentin e zgjedhur të SHBA dhe modelin Trump.

Ka vetëm një ndryshim të vogël , por thelbësor, mes tij dhe Trump. Ky i fundit i paguan pagat e punonjësve. Ndërsa Koçoja, teorinë e Marksit se fitimi në kapitalizëm vjen nga puna e papaguar. Kur kanë marrë këtë mësim në shkollë të mesme, Koçoja ka kujtuar se kapitalisti nuk e paguan fare punëtorin dhe jo që shfrytëzon pa pagesë një pjesë të punës së tij, dhe e zbaton sistematikisht në bizneset që menaxhon. Sidomos në media. Muaj e muaj pa rroga rrijnë punonjësit e “Tra(m)pit” shqiptar që ka model miliarderin amerikan,

Ndryshimi i dytë është se ky yni thotë se është … i majtë!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*