Nga theva këmbën e erdha – tha duke ikur me këmbë të thyer amerikano – libanezi

– Nga theva këmbët e erdha në Shqipëri – mësohet t’i ketë thënë biznesmeni amerikano – libanez ministres së Ekonomisë Milva Ekonomi që kishte vajtur sot ta bindte të mos ikte një herë e mirë nga vendi ynë.

Në foton e botuar nga Balkanweb shfaqet i rrahuri duke i dhënë lamtumirën Shqipërisë, në një avion të posaçëm. Na mungon foto e Milvës duke i dhënë lamtumirën 450 milion dollarëve që libanezi do të investonte në Gji të Lalzit.

Biznesmeni i gjorë ka lindur me këmishë që shpëtoi vetëm me ca thyerje, se për atë plazh të Gjirit të Lalzit kushedi se sa të tjerë i ka ngrënë dheu.

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*