Një deklaratë dhe djallëzia e Donald Lu ndaj opozitës. Llesh P. Gjeta

Një protestë e PARTIVE TË OPOZITËS – thonë mediat pranë Ramës se ka njoftuar Ambasada e SHBA qytetarët e saj, duke mos u paralajmëruar tjetër rrezik veç trafikut të rënduar.

Në tekstin e botuar nga mediat e Ramës në fakt çdo gjë është politikisht e përpiktë. Brenda detyrimit ligjor për të njoftuar qytetarët e saj dhe brenda të drejtës universale të informimit, Ambasada Amerikane ka hartuar këtë informacion.

Po a qe i nevojshëm?

Përditë para Shtëpisë së Bardhë a Kongresit ka protesta të vogla e të mëdha, për të cilat, ambasadat përkatëse, nuk njoftojnë qytetarët, veçse në raste kur shënjestër janë ato. Që në kohën e ambasadorit Arvizu, ( kur u krijua lëvizja ACT Now – Albanian Citizen Together Now-, në vitin e fundit të qeverisjes Berisha dhe që përkthehej: Qytetarët Shqiptarë Së Bashku Tani) ambasada është në dijeni të lëvizjes qytetare kundër importit të plehrave. Një pjesë e atyre burrave e grave që atëhere protestonin me forcë sot janë në pushtet, të tjerë –  pranë tij. Në asnjë nga protestat a veprimtaritë nuk ka qenë as një fije shënjestër SHBA. Duke qenë se atëhere ishte çështje “mes Berishës dhe qytetarëve të bashkuar”, edhe pse u mblodhën dhjetra mijë firma, lëvizja shkoi paqësisht. Këto ambasada natyrisht i di, kur di që trafiku do rëndohej. Edhe pse e tepruar, brenda kornizës së “të drejtës së informimit”, nuk do që qe fare lajm njoftimi i ambasadës. Por po të mbetej thjesht tek fjala “protestë”

Po pse duhej “opozita”?

Në mënyrë “të pafajshme” në njoftimin e Ambasadës është “përcaktuar” se protestën na e organizoka opozita. (?!) As deri në atë çast dhe as më vonë opozita nuk e konfirmoi një lajm të tillë. Nuk e organizoi pra opozita? Apo e organizoi fshehtas dhe këtë e zbuluan shërbimet sekrete amerikane të cilat e shpallën përmes ambasadës?

Në një situatë shumë delikate të shoqërisë cilivile “opozita” është djalli, në të gjitha kuptimet e kësaj fjale. Në lëvizjen kundër plehrave, ashtu si në atë kundër ardhjes së armëve kimike, kauzën e përkrahin të majtë e të djathtë, pa përjashtimr me kushtin që politika të mos përfitojë prej saj. Kështuqë me marrëveshje të heshtur e të hapur, shoqëria civile e ka mbajtur larg politikën. E thënë nga amerikanët dhe e përhapur me zell nga mediat rilindase, duket se lajmi e bëri punën e vet. Plot nga ata që do të dilnin në shesh për plehrat zgjodhën të shkojnë tjetërkund të shtunën duke shmangur sheshin.

Kostoja?

Tërthoraz mesazhi për qytetarët u dha nga mediat e Ramës se “Amerika nuk i do nuk i përkrah këta”. Ka nisur që në ligjin për reformën në drejtësi, me një prononcim prepotent të zotit Lu. Mirëpo në thelb ç’po ndodh? Në ka një bazë proamerikane, kongenitale, të konsoliduar dhe besnike, është pikërisht ajo që ndodhet në të djathtën shqiptare. E majta herë haptaz herë fshehtaz mbart ngarkesën e Enverit kundër “imperializmit amerikan” dhe nuk i fal shembjen e komunizmit. E kundërta tek e djathta. Një pjesë e mirë e tyre kanë bërë edhe burg për SHBA, të tjerët i janë mirënjohës për çka ka bërë që nga pavarësia e këtej. Por në do shqiptarë që vriten për Amerikën i gjen pikërisht tek kjo që ambasadori Lu njofton qytetarët e vet të ruhen: opozita. Quaji idiotë, quaji idealistë, por kështu janë. Tani ndaj këta duhet të ruhen amerikanët këtu se mos bllokohen në trafik?

Pra, deri në këto çaste , ajo që ne dimë – edhe pse është  çështja jonë pse e dimë kështu, – është se SHBA nuk e përkrah opozitën. Kuptohet se si shfrytëzohet kjo përditë , deri në zgjedhje

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*