Një dhe më i madhi është rreziku nga plehrat, por nuk e thotë njeri! Nga Flamur TAJARI

Si historia e këmbanave që nuk ranë për 99 arsye, por e para qe se s’kishte këmbanë, edhe kjo puna e plehrave. Ka një milion arsye se përse nuk duhet të vijnë. Por e para se kemi korrupsion dhe këtu mbaron filmi!

 

Kur mori pushtetin , kryeministri i sotëm premtoi se për 300 ditë do të merrte kontrollin e çdo metri katror të vendit. Kanë kaluar mbi 1000 ditë dhe nga Konispoli në Vermosh mbillet e korret hashash për qejf dhe ç’kam ndonjë 11 tonëshe italiani matanë, se për Sajen tonë, vetëm kur gjen ndonjë pendthym në pyll. Si njërin sot në një fshat të Matit , ku kanabisi i qe bërë sa dy herë Saje Qorri, e s’e kish parë njeri. Edhe kur shkuan çunat për ta korrur, autori qe zhdukur. Nejse. Pra edhe për plehrat, kjo pjesa e kontrollit të territorit është një problem.

Por më i madhi e kryesori, që “i ka shpëtuar” analistëve dhe shoqërisë civile, është KORRUPSIONI! Ende vendi ynë vazhdon të kryesojë raportet ndërkombëtare për korrupsion të lartë. Kjo do të thotë se , sado perfekt të jetë ligji, sado rigoroze të jenë proçedurat, me një zarf apo “kafe” – siç quhet – kalon elefanti në doganë, tatime, impjante e nuk i thotë gjë njeri. Ky është problemi!

Pra në ka një motiv për ta ndaluar importin, është një dhe vetëm një: Korrupsioni! Ai që ka lejuar mallrat e skaduara të futen e të shiten si ushqim për fëmijë e të rritur, ai që fut ilaçe pa efekt në spitale e farmaci, ai që fik skanerin e radarin. Ky është rreziku e jo tymi apo ndotja!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*