Një parti islamike në pushtet? Tani më pranë se kurrë në Shqipëri. ANALIZË

Në Shqipëri janë krijuar kushtet ideale për daljen në skenë dhe ardhjen në pushtet të një partie islamike. Them “islamike” e jo “me baza fetare” dhe do ta shpjegoj më vonë.

Arsyeja se përse janë krijuar kushtet për këtë zhvillim është degjenerimi dhe dekompozimi i politikës së tranzicionit, korrupsioni i drejtuesve dhe përfaqësuesve të saj, dështimi në qeverisjen e vendit dhe ndërtimin e një sistemi ekonomik kapitalist klasik bashkë me faqen sociale të tij. Mund të shkruash libra pastaj me shkaqet e arsyet, por kaq, dy fjalë që i kemi të vërtetuara të gjithë mjaftojnë për t’i vënë këtë emër politikës së tranzicionit. Për ters të shqiptarëve , kjo politikë e vdekur nuk po kallet ende e për këtë arsye çdo ditë e më fort infekton.

Shpëtimi?

Çdo katër vjet zgjedhin mes Shilës dhe Karibdës me një shpresë idiote se mos ndodhë mrekullia. “Po s’u bë as këtë herë nuk bëhet ky vend” – thonë para votimeve dhe pastaj bëhen pishman se kanë zgjedhur po të njejtën gjë, por me fytyrë tjetër, por që jeta e tyre shkon keq e më keq.  Në situata të tilla përgatiten shtretër diktaturash. Të dëshpëruarit kërkojnë një dorë të fortë që të qeverisë. Sot shqiptarët e dëshpëruar kërkojnë dikë që të jetë i drejtë, i ndershëm, i pakorruptuar, të mos vjedhë…..që sot në treg i gjen vetëm tek ideologjia politike islame. Pse jo tek të tjerat?

As katolikët as ortodoksët nëpër botë sot nuk janë të organizuar në formacione politike me ideologji të feve të tyre. Aq më pak në Shqipëri, këto komunitete janë shumë larg bashkimeve dhe organizimeve mbi këto baza. Vetëm islami sot është tranformuar në ideologji – me shumë gjasa JO nga besimtarët qëllimmirë, por më shumë nga armiq të tij – dhe qëndron sot egër në tregun politik si alternativë. Termi “Islam” e paragjykon vetvetiu të mirën, ndershmërinë, distanicimin nga vesi, hallallin dhe harramin, barazinë drejtësinë dhe humanizmin.

Pra korruptimi ekstrem i sistemit të sotëm në Shqipëri shumë natyrshëm i dëshiron dhe i kërkon gjithë ato virtyte që lidhen me emrin “islam” dhe “musliman”. Për këto motive sot ne jemi më pranë se kurrë daljes në skenë të një force që o ta përfaqësojë realisht ose të abuzojë me emrin, por që të synojë pushtetin e ndoshta ta arrijë si kundërpeshë e korruptimit dhe falimentimit të sotëm të sistemeve në Shqipëri

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

  1. Islami apo cdo fe politike eshte ogur i keq ne shoqeri! feja nuk i bashkon por i ndan njerezit!

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*