Nje pergjigje per Enkel Demin, Lorenc Vangjelin dhe Lulzim Bashen. Nga Arian Galdini

 

Nje shkodran me tregoi para pak ditesh nje barsalete nga ato qe vetem shkodranet dine ti krijojne aq bukur e qe ndersa te bejne te qeshesh, te bejne edhe te mendosh thelle. Ai me tregoi se paskerkesh qene nje djale i pashem qe po ecte ne rruge. Befas ne ballkonin e nje pallati diku ne katet e siperme sheh nje vajze shume te bukur e cila ia kishte ngulur syte a thua se donte ta perpinte te terin. Djali u ndal dhe ia kryqezoi shikimin vashes joshese. Ajo buzeqesh dhe e fton lart. Ky ngazellehet shume e rend turravrap per tek hyrja e pallatit e nis te ngjise shkallet. Kur mberrin tek dera e apartamentit te vajzes, e sheh gjysem te hapur. Nuk hyn brenda menjehere se degjon ca ofshama te pazakonta. Perpiqet te shihe nga dera cpo ndodhte. Nuk po u besonte syve. Vajza ishte duke bere dashuri me 3 xhuxha. Djali iku i merzitur, zhgenjyer dhe zemeruar. Diten tjeter, ndodhi e njejta gje. Djali pa vajzen, vajza e ftoi, ai u ngjit lart dhe nga dera pa 3 xhuxhat qe benin qejf me vajzen e bukur. Keshtu ndodhi 1 jave rresht. Por nje dite, djali kaloi, vajza e ftoi lart, ai u ngjit, gjeti deren hapur, por nuk degjoi asnje ofshame. Zgjat koken tek dera dhe pa vajzen vetem qe po e priste me rrezellitese se kurre. Atehere djali i thote vajzes: Po nuk qene 3 xhuxhat, une nuk hyj brenda.

Mu kujtua kjo barsalete mbreme ndersa ndiqja emisionin Opinion te Blendi Fevziut ku ishte i ftuar Lulzim Basha. Diku nga fundi i emisionit, Lorenc Vangjeli i ben nje pyetje ne dukje te thate dhe legjitime. Pothuajse te njejten gje si pyetja e mbremshme e Lorenc Vangjelit, e ka shkruar pak dite me pare ne 27.al, Enkel Demi. Thelbi i pyetjes eshte pak a shume ky: Lulzim Basha beri Koalicion ne Diber me Kreshnik Spahiun dhe Arian Galdinin. Humbi. A do te vazhdoje ne po te njejtin Koalicion edhe ne 2017?

Une nuk e kritikoj, e as delegjitimoj dot pyetjen e as konstatimin e drejtperdrejte. Por kam gjithe te drejten e botes qe te qemtoj neper te.

Se pari, mar persiper te kthjelloj e qemtoj neper gjithcka ka te beje me mua, emrin tim dhe Partine time. Jam i sigurte se Kreshniku di te pergjigjet vete per emrin dhe Partine e tij.

Se dyti, me duhet te bej me dije se c’shoh une pertej kesaj pyetjeje a konstatimi kaq te thjeshte qe thote a shkruan kaq ngurtesisht: Lulzim Basha ne Koalicion me Kreshnik Spahiun dhe Arian Galdinin… Me e pakta qe shoh, lexoj e kuptoj eshte se as Enkel Demi dhe as Lorenc Vangjeli, nuk kane, nuk gjejne apo nuk kane ngasjen tone thone me shume fjale se kaq. Fjalet nga gazetari jane te llogaritura sipas qellimit, targetit dhe hapesires qe synon te shfrytezoje ai qe shkruan a flet. Kete e kuptoj. Ama une jam si fillim qenie njerezore, me tej jam njeri modestisht me nje ze e veprimtari shume vjecare publike, e nderkohe kam nisur edhe nje sfide si Kryetar i LDE, e cila eshte nje Parti e re, ende ne formesim dhe e paprovuar elektoralisht. Ne te treja keto dimensione, une pres e kam vetedijesimin se meritoj me shume fjale se kaq. As heshtjen e Lulzim Bashes, as shmangien e Lulzim Bashes kur pyetet per emrin tim, nuk e meritoj. Mosmarja persiper e Lulzim Bashes qe te shtoje fjale, mbi keto pak fjale qe kane thene a shkruar per mua Lorenc Vangjeli dhe Enkel Demi, mua me lendon e madje me fyen e zemeron. Nuk eshte as arrogance, as mungese modestie, e as hallakatje psikike, te kesh pritshmeri per me shume fjale nga Aleati i madh, kur ai vete te ka pritur ne nje takim zyrtar mes dy Ekipeve drejtuese te Partive tona politike, e vete ka dale ne konference per shyp me mua, per te shpallur marreveshjen PD – LDE.

Edhe Enkel Demin e di se ka me shume fjale per mua, se njihemi qe ne kohe revolucionesh ne fillimin e viteve ’90. Me Enkelin jemi miq e bashkeudhetare betejash e sfidash te mbara e per te miren publike ne kete vend qe prej diteve kur lindi pluralizmi dhe demokracia. Ndersa me Lorenc Vangjelin, nuk njihemi personalisht. Kemi shtrenguar here pas here duart ne ndonje pritje a event, por nuk kemi patur asnje kryqezim e mundesi qe te njihemi per te pritur me shume fjale prej tij bazuar ne njohjen personale. Publikisht, ai nuk ka asnje detyrim qe te kete me shume fjale per mua, sepse Lorenci eshte i qarte ne pozicionimin e tij.

Sidoqofte, gjithcka une dua te them krejt qashter e dliresisht ketu eshte se une ne asnje prej diteve te jetes sime, nuk kam kerkuar dhurata. Bej pjese tek ata njerez qe ne jeten time gjithcka kam e jam, ka ardhur si rezultat i shume pune, perpjekjesh, sakrificash dhe mundi. Kam hyre ne ‘hapesiren jetike’ te njerezve me ze publik e rol politik, jo sepse dikush me ka hapur rrugen, ndihmuar, financuar, porositur, paguar, apo ftuar. Kam hyre vetem sepse e kam ndjere si thirrje te brendshme, si grishtje njerezore, qytetar dhe intelektuale per te mos vegjetuar si njeri qe e duron atdheun, por per tu perballur si njeri qe do qe ta beje me te mire atdheun. Kurre nuk jam paguar me taksat e qytetareve shqiptare.(Me perjashtim te 2 muajve kur kam qene Shef Kabineti ne MTKRS, prej nga ku jam larguar me doreheqje sepse refuzova te behesha pjese e zullumeve.). Te gjitha betejat e mia publike si aktivist civil, si qytetar a si aktivist politik i kam bere pa pagesa, pa perfitime, pa axhende personale meskine. Kam folur ne TV, kam shkruar ne gazeta, kam drejtuar nisma e protesta ne sheshe, kam folur na salla e auditore, jo me projekte te mirepaguara, jo me porosi, jo me financim, jo me loje politike, por me deshire e vullnet te mbare sherbese publike si qytetar me ndergjegje te alertuar. Kam qene shume prane e kam miq pothuajse te gjithe njerezit kryesore qe e kane drejtuar Politiken shqiptare ne keto 25 vite. Me disa prej tyre kam bashkepunuar edhe drejtperdrejte. E kurre, kurre me asnjeri prej tyre nuk kam patur marreveshje apo bashkepunim cdinjitetesues, ndervaresues apo me pagese. Te gjitha miqesite dhe bashkepunimet i kam patur me dinjitet e integritet te plote, me lirine per te qene vetvetja, i paster i paperlyer, i lire. Kam qene e do te jem me ata, por kurre si ata. Edhe ata e dine kete. Tani, c’lidhje ka ky shpjegim mbi veten time, me fjalet e pakta qe ka shkruar Enkel Demi, thene Lorenc Vangjeli, apo me fjalet qe nuk i ka thene Lulzim Basha. Jua them menjehere.

Une dhe LDE kemi hyre ne Koalicion me PD, jo me pazar, jo me axhende postesh a ndarjeje torte. Lulzim Basha kete e di me mire se kushdo tjeter kete. Madje kur ai me ka pyetur nese bashkepunimi yne nenkuptonte edhe ndonje kerkese nga LDE per ndonje gje specifike, une i jam pergjigjur: Asgje. Basha ka mbetur i habitur kur une i kam thene se une dhe LDE nuk duam asgje nga PD, asnje dhurate, asnje ndihme, asnje perfitim, asgje. Sepse une dhe LDE kete e kemi si nje beteje politike dhe qytetare te ndergjegjeve tona te grishtura.

Qe te behem me plageprekes: Une dhe LDE nuk i jemi bashkuar PD as per te kapur ndonje qoshe a pjese torte. Nuk duam, nuk kemi nevoje, e madje as na plas fare. Une dhe njerezit qe janr bashkuar me mua ne LDE, jemi njerez qe ia kemi dale mbane ne jeten tone te sigurojme jetesen tone me ndershmeri e zotesi, krejt jashte politikes e pa ia patur fare nevojen politikes. Une vete u bene shume vite tashme qe jap mesim ne Universitet si pedagog, e te gjithe ata qe jane me mua ne LDE jane njerez te realizuar ne jeten e tyre si pedagoge, inxhiniere, avokate, arkitekte, mjeke, etj, etj… Anjeri prej nesh ne LDE nuk jeton nga politika e nuk ka nevoje qe te meret me politike per te jetuar. Ndaj edhe jemi krejt tjeter gje, krejt tjeter lloj Partie ne, në spektrin politik dhe vecanerisht ne Koalicion. Ne nuk kemi nevoje per PD e as per Lulzim Bashen, per tia dale mbane ne jetet tona private. Nuk kemi fare, po fare nevoje, asnjeri prej nesh ne LDE, as per PD e as per Lulzim Bashen e askend tjeter qe tia dalim mbane ne jetet tona private. Ndaj as i servilosemi, as i bejme fresk, e as e ndjekim si njerez a parti ndjekese askund. Psh, ne Diber ne u bashkuam ne Koalicionin Opozitar per te mbeshtetur Sherefedin Shehun me shume kenaqesi e deshire per te dhene kontributin tone te plote. Mirepo PD nuk na perfshiu as ne axhenden, as ne strategjine, e as projeksionin e Fushates Elektorale ne Diber. Jemi ftuar vetem 2 here, si Parti aleate per te mare pjese ne Mitingun e Hapjes dhe ne Mitingun e Mbylljes se fushates elektorale. Madje na u tha se jemi te ftuar, por te paparashikuar per te folur ne keto dy evente elektorale. PD zgjodhi te tjere aleate e partnere si fytyrat, zerin dhe panelin e Koalicionit tone ne Diber. Une dhe ne si LDE vendosem pa asnje medyshje qe te mos shkonim ne asnjerin prej dy eventeve. Pra une nuk kam qene ne Panelin e Dibres, i dashur Lorenc. Arsyet i di Lulzim Basha dhe PD. A i shmangem une pergjegjesise qe me takon si Parti aleate per gjithcka ndodhi ne Diber? Kurresesi jo. Mar te plote te gjithe pergjegjesine e fajet qe me takojne. LDE ishte me sigel ne fleten e votimit si Aleatr e PD dhe ndan bashke me PD te gjithe pergjegjesine mbi gjithcka ndodhi ne Diber. Edhe une mar persiper po aq pergjegjesi e faje sa mund te kete edhe Basha e ata qe ishin ne Panel. Rikonfirmoj gjithashtu se ende besoj se ky Koalicion mund e duhet te funksionije si fitues per 2017. Besoj ende se Lulzim Basha eshte lideri i duhur qe mund te na bashkoje e udheheqe drejt fitores ne 2017. Por as dinjitetin tim, e as integritetin tim nuk ia fal as Lulzim Bashes e as PD. Bashkepunimin, luajalitetin, mirebesimin dhe durimin tim e kane te plote. Por nga dinjiteti dhe integriteti im, nuk u jap asnje grime. Sepse e perseris, une dhe LDE nuk duam e as presim asnje dhurate nga Lulzim Basha dhe PD.

Ndaj qe ta permbyll, e ti jap nje kuptim e perfundim ketij arsyetimi.

Jemi mesuar qe Koalicionet, bashkepunimet, partneritetet dhe vendimet politike i shohim gjithmone si ai djali pas dere qe gjente 3 xhuxhat qe ngopnin bukuroshen. E kur e gjejme bukuroshen te lire, habitemi e i themi se nuk na hyn ne sy po nuk e pame me 3 xhuxhat.

Nese Koalicion a bashkepunim politik, konsiderohet vetem ai me numrat dhe emrat e atyre qe kane 25 vjet qe i njohim si ‘xhuxhat’ qe nuk kane lene bukuroshe pa perdhunuar ne kete vend, atehere nuk leme dot vend per konkurencen e lire, e as ndyshimin kah e mira ne Shqiperi.

Une dhe LDE jemi ajo cka asnje Parti politike nuk eshte e nuk mund te jete dot ne Shqiperi. Kete e them pa modesti, sepse ne nuk jemi e as pretendojme as madheshti, as llogari, poste, as dhurata, as domosdoshmeri.

Ne thjesht jemi, ekzistojme rezistojme, perballemi e perpiqemi per te konkuruar si te merituar, per te mberritur aq sa meritojme.

Ku qendron e keqja dhe problemi ketu?

Arian Galdini

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*