Një rrotë popull që e xhiron “timoni”. Nga Armir SHKURTI

Dy janë kolonat e kësaj fushate zgjedhjesh: TIMONI dhe TEPSIA.

Tepsia është pushteti. Si Rama ashtu edhe Basha janë me një zë. “Ta hamë vetë. Të tjerët na bezdisin”. Natyrisht ky debat nuk pèrfshin popullin. Tava, bakllavaja, sheqerparja janë të Ramës, Bashës, Metës e ndonjë tjetri.

Populli është pjesë e makinës. Mjeshtërisht Rama dhe Basha hedhin e presin në distancë alegori e metafora për timonin, makinën, motorin, e të tjera si këto dhe populli i ripërtyp kafeneve e zyrave. Kush është timonieri? Si rregullohet motori? Po freksioni e frenat e pallavra kësodore, që kanë spostuar 180 gradë vëmendjen nga hallet e vërteta dhe fokusin e natyrshëm të fushatës.

Në vend të diskutojnë shqiptarët për 4 vitet e qeverisjes Rama – Meta, për 4 vitet e opozitarizmit Basha, për burgun, reprsionin, kanabizimin, mosbindjen civile e premtimet a mospremtimet e shkuara dhe më tej për alternativën e shpëtimit të vendit, hargalisen me “sa bukur ia tha atë batutën me timonin”, “sa mirë ia futi me krahasimin e motorit..”

Në këtë fushatën e metaforës dhe alegorisë së makinës as “timonieri” as “mekaniki” nuk po merren me “rrotën”. Popullin. Rrotat e majta dhe rrotat e djathta, të ndërgjegjshme për rolin, vaxhdojnë xhirojnë. Me pullë pa pullë, ngrënë pa ngrënë, nga t’i çojnë – venë!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*