Një sqarim për Zharrezën

Në seancën e sotme plenare, kryeministri Edi Rama ka folur ndër të tjera edhe për protestën e banorëve të Zharrezës.

Ai u shpreh se përtej retorikave dhe shfaqjeve, që janë qëllime të ulëta, problemin e trajtoi kjo qeveri. Kjo qeveri që ndaloi injektimet e ujit teknologjik që fundvitin e shkuar, sapo u shfaq problemi”. Ishte sërish kjo qeveri që ndërmori gjithë procesin e rivlerësimit të dëmeve dhe shumica dërrmuese e atyre që dolën në protestë ishin duke plotësuar formularët” tha ai.

Nga ana tjetër banorët e Zharrëzes shprehen njëzëri se prej vitesh premtimet për vlerësim të dëmeve dhe kompesimin e tyre nuk realizoheshin. ”Vijnë vetëm për fushata, premtojnë dhe largohen pa bërë asgjë. Ndërkohë jemi ne që jetojmë me frikën se mos na zë çatia e shtëpisë brenda.
– thotë një nga protestuesit e Zharrezës.

Kryeministri Rama theksoi në seancën plenare:
“Ndërkohë që disa tutorë politikë dhe aktivistë me demek, që vijnë nga skandali i korrupsionit dhe zullumeve në industrinë e naftës, morën peng atje 7 vetë dhe nuk i linin të iknin. Mua më thoshin fol me avokatin e tyre. Me kë avokat? Avokatin tutor që i mori zvarrë deri në Tiranë? Ishte një mizanskenë e ngritur mbi një hall të madh dhe me njerëz me plot të drejtë të dëshpëruar”.

Mjafton t’i hidhje një sy protestës për të parë se nuk ishin 7 vetë, gjithmonë nëse numri ka rëndësi. Ishin pak për dronin që sillej rrotull Ministrisë së Energjitikës, po aq shumë po t’i shihje nga afër rreshtin që përshkoi 130 km. Qytetarë të thjeshtë, njerëz të shoqërisë civile ishin po aty kur banorët e Zharrezës qëndronin në shi dhe në diell, ditën e natën, në mungesë të një cadre të thjeshtë që nuk u lejua të ngihej për të futur kokën.
”Askush nuk erdhi gjatë 19 ditëve të grevës së urisë që bëmë në Zharrese. Ndaj vendosëm të vijmë në këmbë, duke refuzuar cdo subjekt apo njeri të merrte vemendje nga marshimi ynë”- theksoi Renato, banor i Zharezës, për të shmangur cdo interpretim të protestës së tyre. Ne nuk kërkojmë të përmbysin ndokënd, duam vetëm drejtësi”.

Do të duhet një sqarim i gjatë për Zharrëzin, po kuptohet qartë që mediat nuk e bëjnë dot për sa kohë kamerat do filmojnë mizanskenat politike, por lihen ”off record” aty ku ngjarja ndodh. Aq e vështirë është të pranohet që dinjiteti fitoi ndaj cdo hipokrizie media-pol të këtij hipokrizie vend?
E vështirë, po ndodhi. Mos e beso po deshe, por mos e moho!

 

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*