Njeriu i vogël Kadare sot gjeti vrimën e hakmarrjes ndaj homologut Myftaraj. Nga Flamur TAJARI

Shkrimtari i madh Kadare në jetën e përditshme është një njeri i vogël. Shumë më i vogël se shumë njerëz të thjeshtë që e adhurojnë si perëndi. Sot pati rastin të shpërfaqë me zell të madh këtë anë të mediokritetit të tij si njeri me një goditje “me parabolë” për armikun e tij…Kastriot Myftaraj.

Nëntë vjet më parë Katriot Myftaraj boton një vepër kolosale, nja 536 faqe, me titullin: “Gjyqi intelektuale i Kadaresë”. Pa dashur t’i bëjmë as rezymenë as analizën librit, me dy fjalë ju them se në të autori bën leckë Kadarenë dhe argumenton se ai ka qenë një shërbëtor i zellshëm dhe efektiv i diktaturës me krijimet e tij.

Siç është teknologjia e luftës në Shqipëri, libri u mbulua me ngut me heshtje dhe harresë. Në vend të hapte debate, në vend që të “miqtë” e Kadaresë të replikonin e sulmonin autorin….heshtën!

Pas 9 vjetësh njeriut të vogël Ismail i erdhi ora e hakmarrjes. Një hakmarrje e vogël, prej brrejtësi, me hedhje guri e fshehje dore, burracake. Nuk përmend direkt Kastriotin e prangosur, por “viktimës” Vlahutin i nis një letër mallëngjyese, që më shumë duket se ia ka shkruar Endri Fuga për nga stili, figuracioni e mungesa e fantazisë. Si të qe Jezusi, Ismaili, që e ka lënë atdheun që prej vitit 1990, merr mbi shpinë kryqin e mëkatit të fyerjes “së paskrupullt që u bë publikisht ndaj jush në shtypin shqiptar”! Dhe nuk e le padurimi i brrejtësit të vogël t’i kalojë rreshti pa e etiketuar si “fyerja e një njeriu jo normal”. Pra, edhe librin prej 536 faqesh, gjyq për krijimtarinë e Kadaresë, kjo njeriu jo normal e ka shkruar. Por pa burrërinë t’ia shprazë në surrat Myftarajt këtë konsideratë, disaherë kandidati për Nobel stis një truk artistik për t’ia thënë përmes një letre drejtuar një zonje të lënduar nga lënduesi i quasinobelistit!

Dhe brilante është mbyllja! “do të isha gati t’ju kërkoja ndjesë në gjunjë” – i thotë Romana Vlahutinit… Për çfarë? Pse ky Jezus merr përsipër një kryq që nuk është i tiji? Pse martirizohet ky njeri që ka pretenduar se ka kaluar në kalvarin e mundimeve për shkaktë…asaj që ka shkruar? Të kuptohemi. Nuk ka ky shkrim qëllim as të mbrojë e as të vlerësojë Katriot Myftarajn e aq më pak shkrimin kundër Romana Vlahutin. Por Myftaraj ka folur në emrin e tij dhe mban përgjegjësitë e tij, ndërsa Kadare mban tonat!

Në e mbajnë ende gjunjët për t’u gjunjëzuar para dikujt , do të qe shumë i nderuar nëse e bën për t’iu lutur Vlahutinit apo parisë së Europës që ndodhet në Francën ku jeton Ismaili që ta ndihmojnë këtë vend të kalojë këtë krizë. Por i nderuar do të qe edhe sikur të lutej në gjunjë për ta pranuar këtë vend të drobitur në Bashkimin Europian, për t’i shpjeguar në gjunjë apo edhe ulur në karrige, europianëve me ofiqe apo pa to, se e keqja e këtij vendi nuk i ka ardhur nga njerëz jonormalë që shkruajnë me emër e mbiemër ç’mendojë, por nga njerë jonormalë që kanë shtypur popullin e vet, më egër se çdo pushtues.

….Por këtë do ta kish bënë një njeri i madh, jo ai që ruan 9 vite për të pickuar “hasmin” kur këtij i ka hedhur prangat shteti.

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

2 Comments

  1. Kadarja a i eshte lutur ndonjehere Elenkes te mos e tradhtonte me ,leri pordhet o imatufepsur se ne cmendine e ke cu birin e botes o shpirtqen leri kurvat e europes plake i lumte dora z Myftaraj ka thene nje te vertete po ku jane sindikatat e gazetareve ?

  2. Ketri i vjeter vetem per nje gje duhet te ulet ne gjunje ,ti kerkoje falje nenes se djalit te cilin e cmenden kurre nuk shijoi rini mallkuar qofsh o brejtes komunist boll me mbylli kto gjera vdekjen e ke prane mos u gjunjezo para prostitutave o komunist i vjeter

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*