Nuk ka zgjedhje të lira Parlamnetare në 18 qershor 2017, me kryeministër Edi Ramën. Jakup B. GJOÇA

 

Qeveria teknike është e vetmja Garanci Ligjore për Transparencën e Votës

 

Zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit 2017 janë më të rrezikuara se kurrë, që të manipulohen masivisht, nëse këto zgjedhje do të kryhen nën kujdesarinë e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama ka katër vjet që korrupton kaq hapur, saqë të gjithë faktorët politikë vendas dhe ndërkombëtarë e pohojnë publikisht këtë fakt, POR QË ASNJËHERË asnjë zyrtar i lartë i qeverisë së Ramës nuk është hetuar dhe gjykuar për korrupsion.

Sa edhe ambasadori amerikan Lu në nëntor 2015 deklaroi që ministrat e korruptuar pengojnë Reformën në Drejtësi, mirëpo Kryeministri Rama deri më sot nuk ka shkarkuar asnjë ministër të korruptuar. Mbase edhe vetë kryeministri Rama është PENG i ministrave të korruptuar.

Mbase është kryeministri Rama ai që dirigjon ministrat të korruptojnë.

Sa edhe Bashkimi Europian u detyrua të frenojë hapjen e negociatave me Shqipërinë për anëtarësim, pikërisht për faktin e mosluftimit të Korrupsionit!

Atëhere, si mundet që një qeveri kaq e korruptuar, të bëjë zgjedhje parlamentare TRANSPARENTE?

OSBE-ODIHR-i për zgjedhjet e Pushtetit Vendor 2015 dha alarmin që votat u blenë dhe u shitën ( NATYRISHT NGA QEVERIA MAZHORANCË, sepse opozita nuk ka as financë dhe as pushtet të blejë Votat), mirëpo ASGJË NUK KA NDRYSHUAR, as në Ligj Zgjedhor, as në praktikë, që të pengohet sërish  në 18 qershor 2017 BLERJA E VOTËS NGA MAXHIORANCA E KRYEMINISTRIT RAMA.

Reforma e re Zgjedhore, që ende nuk është votuar nga ky parlament aktual  DO TË JETË ALIBIA LIGJORE E BLERJES DHE MANIPULIMIT TË VOTAVE nga Kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Rama në zgjedhjet parlamentare të 2013, u mbështet financiarisht dhe bëri deputet persona të inkriminuar, saqë Parlamenti aktual u detyrua të votojë ligjin e Dekriminalizimit, për të bërë Katharsin Politik nga deputetët socialistë  të inkriminuar.

Ky Parlament aktual, i imponuar nga kryeministri Rama NUK BËRI REFORMË ZGJEDHORE për zhbërjen e Sistemit Zgjedhor, që të pengonte personat e Botës të Krimit të bëhen deputetë.

Atëhere, kryeministri Rama në zgjedhjet parlamentare të 2017-s, sërish do të mbështetet te personat e inkriminuar për të fituar zgjedhjet!!! Kryeministri Rama sërish mund të bëjë deputet persona të inkriminuar, derisa populli voton  për deputetë kandidatët  në Listën e Mbyllur të Partisë!!!

KQZ-ja  dhe gjithë Administrata Zgjedhor është tërësisht partiake, ku PS dhe Kryeministri Rama ka shumicën e anëtarëve dhe të numëruesve të votave.

Qëllimisht për të manipuluar rezultatin zgjedhor me numëruesit partiakë të votave, kryeministri Rama sabotoi sistematikisht në këto 4 vjet procedurën e numërimit elektronik, duke i justifikuar tani, SE NUK KA MË KOHË!!!

Atëhere, askush nuk mund të garantojë numërimin e votave dhe anëtarët partiakë socialistë të Administratës Zgjedhore, që përbëjnë shumicën në vendimmarrje, SHUMË LEHTË mund të manipulojnë edhe Rezultatin e Votimit.

Një shembull domethënës.

95 % e anëtarëve të Administratës Zgjedhor të Partisë Socialistë në zgjedhjet e 2013-s u punësuan mënjeherë në Shtet, si shpërblim për “kontributin militant” që i dhanë Partisë Socialiste në procesin zgjedhor!!!

Në zgjedhjet e parakohshme  të 2016-s, në Bashkitë e Peshkopisë dhe Kolonjës, PS-ja u premtoi (nënzë, në prapaskenë politike) votuesve, që nëse i japin votën kandidatit socialist për kryebashkiak, shteti do t’i shpërblejë me TOLERANCËN ndaj kujdo që do të kultivojë bimë narkotike.  Ky premtim, bëri që votuesit rivotuan sërish kandidatët socialistë, pavarësisht se qeveria e Kryeministrit Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim elektoral që nga 2013-ta, pavarësisht se papunësia është rritur, taksat janë rritur progresivisht, mjerimi është i skajshëm për çdo familje të pandihmë nga shteti. Votuesit votuan kandidatët socialistë, jo sepse besuan te premtimet elektorale, por qeveria toleroi dhe fshatarët kultivuan bimë narkotike për të siguruar mbijetesën!!!

Imagjinoni, sa tolerante  ndaj çdo kultivuesi të bimëve narkotike, do të bëhet sërish po kjo qeveri e kryeministrit Rama  ndaj zgjedhësve, këtë behar,  nëse fshatarët rivotojnë sërish Partinë Socialiste!!!

Një kryeministër, si Edi Rama, që në 2013 bashkëpunoi me personat e inkriminuar, për të fituar zgjedhjet, një kryeminsitër si Edi Rama që bashkëqeveris me ministra të korruptuar, KURRSESI nuk mund të jetë GARANCIA Ligjore për zgjedhje të lira dhe të ndershme parlamentare.

As faktori ndërkombëtar, sikurse ambasadorët e        SHBA dhe të BE, as organizmat ndërkombëtarë si OSBE – ODIHR, as vëzhguesit ndërkombëtarë NUK MUND TË GARANTOJË që procesi zgjedhor në 18 qershor 2017 do të jetë Transparencë!!! Blerja e Votës në 21 qershor 20-15 e vërtetoi katërcipërisht këtë, mjerisht për Demokracinë në Shqipëri, edhe pse të gjithë këta faktorë politikë ndërkombëtarë ishin të pranishëm në Shqipëri gjatë gjithë procesit zgjedhor.

E vetmja shpresë për shqiptarët PËR ZGJEDHJE TË LIRA dhe  TË NDERSHME është bërja e zgjedhjeve paralamentare të 18 qershorit 2017 nën kujdestarinë e një QEVERIE TEKNIKE dhe zgjedhjet të bëhen nga një KQZ  dhe Administratë Zgjedhore JO PARTIAKE, siç ndodh aktualisht në çdo shtet të Europës!!!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*