O Lul Basha! Po na mbyllin gojën me armë , o kryetar “i partisë së hapur”! Nga Flamur TAJARI

Të mos e njohësh Fatmir Gudën se sa serioz është dhe të mos e njohësh gjendjen në Leskovik e Kolonjë dje mund ta quaje një shaka. Por nuk është aspak e tillë e është shumë më serioz dhe i frikshëm se kaq motivi:

MBYLL GOJËN!

Ky ka qenë mesazhi që dy trima i kanë dhënë tri herë kryetarit të Bashkisë së Leskovikut dhe nënkryetarit aktual të PD – së së Kolonjës. “Mbyll gojën”. Në të kundërt, pasojat do ti përsojë mbi kurriz të tij dhe familjes. Po themi se dy “ambasadorët” kanë parë shumë filma me Mafia dhe kanë imituar skemën “o mbyll gojën o të vrava”. Do të qe një nga opsionet, nëse Fatmiri do të kish qenë  njëri prej tyre dhe jo POLITIKAN.

GOJËN

sepse të tjerat i ka mbyllur ky pushtet. Ka mbyllur hesapet me mediat në rradhë të parë, me biznesin, me ndërkombëtarët, me opozitën, me hashashin, tani me gjykatat….. Janë mbyllur punët dhe zgjedhjet janë në udhë të mbarë. Goja është problemi. Dhe jo se prish punë Fatmiri nga Leskoviku. Punë e madhe se po flet pak më shumë se ç’duhet ai djalë! Halli është se po foli Fatmiri, dëgjon një tjetër e i hapet goja  shkon rradhë ajo punë derisa i hapet goja të gjithëve.

Rreziku më i madh për këtë pushtet është goja, gjuha. Në tre vjet e ca ia ka dalë të mbushë me mut një liqen të madh. Drogë , korrupsion, terror, abuzim, totalitarizëm, rrënim ekonomik, shtiblerje vote….Ka mbërritur buzë më buzë i gjithë ky liqen. Fjalët mund të bëjnë dallgë dhe dallgët të çajnë gojën. Ndaj na e vunë pistoletën në kokë. Jo Fatmirit, por kujtdo që gabimisht mund t’i rrëshkasë gjuha…

PO LULZIM BASHA, KU ËSHTË SOT?

Sikur kjo skenë t’i kish ndodhur më të fundit shqiptar që t’i dilte dikush me armë e t’i thosh “mbylle gojën”, e gjithë PD duhej të qe në këmbë, të tundte shtetin derisa të kapej e dënohej ky birbo. Sepse është parti që u ngrit pikërisht prej kësaj kauze: fjalës së lirë dhe erdhi në pushtet pikërisht me shpresën se do ta përfaqësonte dhe mbronte atë. ….Po kërkoj shumë?

Atëhere të ngrihet e të mbrojë ky kryetar bashkë me gjithë strukturat e partisë së tij, tashmë të hapur, njërin nga figura dhe drejtuesit e kësaj force! Kur një i tillë shantazhohet me armë në dorë, po anëtarët e thjeshtë, po kryetarët e tjerë , ç’mesazh marrin? Edhe formalisht është detyrë të dalë e të mbrojë një nga drejtuesit e partisë në qarqe , çdo parti. Imagjino Gudën që i kërcënojnë familjen pikërisht për të mos bërë atë pak palo opozitë që Basha i ka lënë sa për emër partisë së tij. As kaq? As “dënojmë aktin dhe kërkojmë të gjenden sa më parë autorët”?

Kam frikë sa para Bashës ka shumë mundësi ta bëjë për Fatmir Gudën , nëmos Niko Peleshi a Edi Rama, të paktën Saimir Tahiri…

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*