O sot o kurrë! Dita për të dëbuar Ramën me gjithë “rilindjen” e tij. Nga Indrit HOXHA *

Kupa është mbushur me kohë, por sot ka ardhur dita e zgjidhjes. Pas 27 vitesh Blloku është kthyer me prepotencë në pushtet dhe po përfundon instalimin e totalitarizmit. Në nivelin e lirive dhe demokracisë Shqipëria ka bërë hapa prapa, madje disa prej tyre na kanë kthyer në fillim të viteve ’90. Burg, terror shtetëror, shantazh i pushtetit, luftë klasash, varfërim i shqiptarëve për t’i patur në kontroll përmes kafshatës, përqëndrim të ekonomisë në duart e një oligarkie të ndërtuar me ADN – në e Bllokut. Këta që kanë marrë jetë shqiptarësh për energjinë elektrike, sot nuk kanë as turp as frikë të heqin për orë të tëra dritat, më keq se etërit në vitet ’90.

Në dhjetor ’90 mijëra studentë u ngritën kur pushteti s’kishte qymyr më për kaldajat e tyre. Sot mijëra fëmijëve pushteti u mbylli çerdhet , kopshtet dhe shkollat se s’kanë ngrohje duke i bërë ta gëlltisin si masë kundër gripit! A do vdesim dele apo brezit tonë i ka ardhur dita të përfundojë kapitullin e Dhjetorit ’90 duke sjellë lirinë e demokracinë perëndimore, siç e kërkoi qytetaria para 27 vitesh në slloganin “E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA”?

Me këtë klikë ky vend nuk ka më të tashme, pale të ardhme. Ikjet masive nga Shqipëria, masivizimi i kanabisit nga Jugu në Veri, kapja e gjithë pushteteve, manipulimi i votës dhe falimentimi ekonomik i vendit në favor të Ramës dhe padronëve të tij e kanë çuar vendin në greminë. Jo në buzë të saj, por në rrokullisje e sipër. Sot na duhet të ringremë frymën, të vrasim frikën e mbjellë nga terrori i rilindjes e me shpresë të sjellim ndryshimin, për ta larguar përfundimisht nga fjalori qarjen : “Ky vend s’bëhet”

* Indrit Hoxha, Sekretar i Burimeve Njerëzore i FRPD

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*