Obsesioni politik i Kundër-Opozitës së Rehatllëkut! Nga Bruna ISMAILI

Endrra e shqiptarëve per t’ju bashkuar Europës ka ekzistuar shumë kohë më parë se të instalohej diktatura në Shqipëri, pasi për shkak të kësaj ëndrre u pushkatuan, internuan, dhe u persekutuan qindra, mijëra bashkëqytetare.
Egzistenca e Partisë Demokratike ka qenë përgjigja e mijëra njerëzve që u bashkuan thirrjes “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa” në fillim si klithmë e qendresë studentore, e pastaj si uragan me përmasa mbarkombëtare duke u udhëhequr nga Prof. Dr. Sali Berisha.
Thirrja ka qenë ADRENALINA që ka mbajtur gjallë shumicën e shqiptarëve këto 27 vjet.
Nga dallon thirrja shekullore e shqiptarëve, krahasuar sot me zërat” kundër” e të vetmuar të Opozitës së sotme që kundërshtojnë Opoziten?!
Pse 2-3 “vizionare” kanë marrë në duar flamurin Europian dhe e valvisin sikur ta kenë patentën e tyre personale?!
Kryetari i Partisë Demokratike sot, ish kolegu i tyre dje, ka ndarë me ta të gjitha sukseset e qeverisjes së djathtë, duke drejtuar poste të ndryshme, sikur ka ndarë edhe dështimet.
U bë i mundur plotësimi i kushteve më të rëndësishme që asokohe kërkoheshin nga Bashkimi Europian për Integrimin e vendit, nën një presion të madh dhe duke mos patur aspak bashkëpunuese opozitën e atëhershme. Kush nuk e dëshiron Integrimin e Shqipërisë sot? A e meritojmë fundja në keto kushte që jemi të integrohemi!?
Dr. Sali Berisha, në rrugëtimin 27 vjecar të Shqipërisë, ka udhëhequr të djathtën dhe ëndrrën e Shqiptarëve, duke bërë të mundur në vetën e parë zhvillimin e vendit. Realizimi i të gjitha kushteve të vëna nga BE ishte prioriteti i tij. Krijimi i standarteve.
Personi i cili emëroi personalisht funksionarët e djeshëm, që sot sillen si opozitar të opozitës, merr pjesë cdo të enjte duke mbajtur fjalën i tij për Integrimin e Shqipërisë, në Çadrën e ngritur në Bulevard, Institucionin e vetëm sot për sot të Lirisë.
Ai nuk e dëshiron Integrimin e Shqipërisë në BE dhe opozitarët e opozitës Po?!
Te gjithë ata individ që kanë luftuar për 27 vjet me mbetjet komuniste duke iu faturuar edhe dështimet kryesore PD-se, pse po vazhdojnë ende përpjekjet për bërë realitet ëndrrën e tyre?!
Ato me ngulm mbajne gjallë protestën më jetëgjatë të zhvilluar këto vite dhe me legjitime se kurrë ndonjëherë, për kushtet ku jemi sot. Këto te fundit nuk e dëshirojnë Integrimin tonë në Europë?!
Konkretisht, çfarë lloj integrimi kërkon kundër-opozita ndryshe nga vetë Opozita? Nga dallon integrimi i tyre nga integrimi që beson forca e tyre politike?
Kundër-opozita pretendon se integrimi mund të realizohet edhe formalisht, ndërsa PD ka detyrimin e saj kushtetues ta realizojë atë konkretisht.
Ata pretendojnë se integrimi në BE mund të realizohet me çdo lloj qeverie që mund t’i vihet në krye vendit. Absolutisht e drejtë. Shqiptarë janë të gjithë. Besoj të gjithë do ishim dakord, po sikur qeverisja të ishte e denjë për të na udhëhequr.
Qeveria aktuale po na udhëheq drejt një republike narko-trafike, jo drejt Europës me standarte europiane, por drejt asaj me standarte kolumbiane. Çfarë nuk kuptohet nga zërat kundër këtu!?
Kundër-opozita qeveritë i konsideron të gjitha njësoj. Ata nuk marrin në konsiderat veprimtaritë konkrete që zhvillon secila qeveri, por i nguliten fortë idesë së tyre se vendi duhet integruar patjetër sido dhe nga kushdo që të qeveriset.
Thënë këtë, edhe nëse shteti qeveriset nga krimi, sërisht “opozita e mendimit ndryshe” mendon se Shqipëria duhet të Hapi Negociatat me BE.
Sido që të prevalojë krimi, sërisht Shqipëria duhet të vazhdojë procesin e integrimit sepse krimi ka gjasa më të mëdha të zhbëhet, ndërsa integrimi jo.
Për ta përforcuar idenë, edhe nëse krimi, narko-trafiku së bashku me narko-policinë arrijnë të asgjesojnë OPOZITËN, Shqipëria sërisht duhet të vazhdojë rrugën e saj drejtë Integrimit Europian.
Në këtë rast Opozita e vërtetë në asnjë mënyrë nuk duhet të ankohet. Ajo nuk duhet t’i bëjë me dije Bashkimit Europian mënyrën sesi nëpërkëmbet, sesi nënshtrohet, persekutohet dhe asgjesohet nga mazhoranca aktuale, me idenë për të mos i prishur punë proçesit të Integrimit.
A mund të quhet Integrim me Bashkimin Europian, kur qeveria shkelë me të dyja këmbët të drejtat dhe liritë themelore të individit, qoftë ky individ opozitar qoftë ky individ pozitar? Cili vend anëtarë i Bashkimit Europian e aplikon dhe e pranon shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve të tij, të drejta këto të mbrojtura me Kushtetutë?Si munden ata të pranojnë në bashkësinë e tyre një vend të tillë me kushtet e sipërpëmendura?
Por Opozita e zërave të vetmuar mendon se po, ata na pranojnë!
BE është e gatshme për të na pranuar, pasi ata nuk janë në dijeni të detajeve dhe për më tepër, nuk duhen informuar për të mos i prishur punë edhe më shumë, punëve tona të prishura.
Integrim farse.
Sipas tyre mund të integrohemi nëse proçesi avancon dhe BE e ka më të lehtë pastaj të kontrollojë Krimin në pushtet!
Imagjinoni, Europa të mendoj se do e ketë më të lehtë të eleminojë krimin qeveritar shqiptar, si dhe do e ketë më të lehtë të krijojë nga e para opozitën në vend, nëse BE do na bënte pjesë të brendshme të saj. Po pak ndërgjegje në fund të kësaj farse, do na mbetet!?
Opozita origjinale e bashkuar me dhjetëra aleatë, nuk mund të mendojë se BE do të pranonte këtë stil të të servirurit te gjërave, për plotësimin e standarteve Europiane, pavarësisht se e dërguara e tyre Romana Vlahutin korruptohet për t’ia arritur këtij qëllimi, për t’u pasuruar vetë në rrëmujë e sipër në kurriz të shqiptarëve.
Opozita e bashkuar sot, dëshiron dhe aspiron që në BE Shqipëria të shkojë domosdoshmërisht edhe me prezencën legjitime dhe denjesore të Opozitës, si reflektim i një vendi me standarte demokratike, pa droge dhe krim.
Unë mendoj se “zërat kundër” nuk e dëshirojnë aspak Integrimin e Shqipërisë në BE. Në keto kushte ne nuk e meritojmë.
Ata duhet të kishin luftuar krah më krah me forcën e tyre politike për t’i realizuar ato konkretisht për çdo qytetar shqiptar. Ata duhet të shpreheshin pafundësisht për bëmat e kësaj qeverie, e cila në çdo veprimtari të saj ka shkelur të drejtat themelore duke venë në rrezik permanent sigurinë dhe sovranitetin e vendit si kurrë më parë.
Ata duhet të ngujoheshin në Çadrën e Lirisë ashtu si të gjithë kolegët e tyre dhe si çdo opozitarë që Çadrën e konsideron si gjënë me të shtrenjtë sot.
Përkundrazi, zërat e kundërt rezultojnë të pandjeshëm për ç’ka ka ndodhur në këto katër vite. Ndjeshmëria e tyre qëndron vetëm në dukje! Qëndron në objektivin obsesivë që i kanë vënë vetes për ta arritur atë thjeshtë nëpërmjet përdorimit të aksesorëve të luksit. Mbi të gjitha dhe ç’është më kryesorja, ndjeshmëria e tyre është e përqëndruar në paprekshmërinë e bizneseve të tyre privatë, të ngritur e të mirëmbajtur në bashkëpunim me qeveritarët e sotëm dhe për këtë arësye e kanë fare të qartë se në kushtet që ndodhemi, Shqipëria nuk mund të integrohet kurrë në Bashkimin Europian.
Ata e dinë mirë se këto kushte, Shqipërinë mund ta integronin vetëm në ish Bashkimin Sovjetik, sot Federata Ruse e Putinit, dhe këtë e dinë me siguri por këtë të fundit ne nuk do ta lejomë!
Endrra vazhdon. E duam Shqipërinë si gjithë Europa dhe sot ky zë buçet më i vërtetë se kurrë.
Takohemi me 13 Maj në protestën e dinjitetit, si një nevojë kombëtare për t’u çliruar nga e keqja brenda nesh!! Une do jem aty. Të pres edhe ty, të kontribojmë të gjithë bashkë për t’i kthyer dinjitetin vendit më të bukur në botë!!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

2 Comments

  1. Ju lutem mos e fusni Jozefinen, luftetaren e te djathtes ne nje rang me ata te dy, qe nen kostumin e integrimit duan vetem pushtet dhe asgje tjeter. Si mund te vihet ne nje rang Selami, ky doktorant me figuren e Enverit nen sqetull me Jozefinen, emblemen e te djathtes?! Kujdes, peshojini si duhet njerezit, pavarsisht mendimeve ndryshe…Jozefina e ka treguar veten edhe ne opozite…keta te dy tjeret nuk duan opozite, duan vetem pushtet. Kaq!

  2. Mire e ke ti Bruna por opozita jote nuk eshte ne takatuke fare bashke me Ty .Ajo eshte mesuar me rrompallene Saliut qe nuk diti te beje shtet asnjehere demokratik dhe as ligjor .Ai nuk qe i afte te admistronte pasurine kombetare ne asnje kohe qe pati pushtet vecse e la ne meshiren e mafies dhe te korrupsinit galopant me moton ha muco pi muco apo me parrullen Shqiperia nje euro per te favorizuar fasllicet e kompani dhe tip Gita e Zeni. Aq te pa ditur dhe injorant (per mos thene te qllimshme) sa ngriten nje grmbull baruti ne mes te popullit qe e vrau dhe e sakatoi . Nuk dolen shprehejet kote ; nga drejtimi per Evrope ne ate per ne grop. Sic duket Ti bruna je e vogel dhe nuk i ke ndjere plaget qe Berisha i ka thelluar ne kurriz te shqipetareve. Ka dhe shume te tjere qe jetuan te lumtur nen hien berishjane . Opozita eshte jetike per demokracine pasi edhe keta kundershtaret Tuaj nuk ia kane ndryshuar fytyren shtetit qe jete per qytetaret .

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*