Optimist për kryetarin e ri të LSI.Gëzon Koli dhe Koçi

Koçi – Jam shumë optimist për LSI-në o Koli! Do ketë kryetar të ri!

Koli – Me rob shpie! Kush po i ze vendin Ilirit mo?

Koçi – Prof. Shezai Rrokaj!  Ka dalë kandidat për kryetar përballë Ilirit…

Koli – Pse, e merr thua ë?

Koçi – Po patjetër vëlla! Shqiptarët për njerëzit e mendjes, shkencës, kulturës, arsimit votojnë. Ata duan t’i kenë në krye. Prandaj besoj shumë se, derisa ka hedhur kandidaturën pêrballë Ilir Metës, profesor Shezaiu pa problem, me një anëtar – një votë, do të jetë kryetari i ri i LSI!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*