Pa gjykuar korrupsionin e Qeverisë së Ramës, nuk ka zgjedhje parlamentare të Lira dhe të Ndershme Jakup B. GJOÇA

 

 

SHQIPTARË:

Si mund të besoni që zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit 2017 do të jenë të lira dhe të ndershme, KUR KRYEMINISTRI RAMA BËN FUSHATË ELEKTORALE ME DEPUTETË DHE MINISTRA TË KORRUPTUAR DHE ME PERSONA ME REKORDE KRIMINALE?

 

Deputeti socialist Alfred Peza dje nuk iu përgjigj thirrjes së Prokurorisë së Tiranës dhe nuk shkoi të përgjigjej, të mbrohej ligjërisht ndaj akuzave të organit hetimor, e cila heton pasurimin e deputetit për blerjen e aksioneve bankare me vlerë 1,2 miliardë lekë.

Nëse Alfred Peza nuk do të ishte deputet socialist, por deputet i Opozitës, padyshim që prokuroria sot do të ki8shte lëshuar urdhërarrest ndaj të dyshuarit për korrupsion. Ftesa e Prokurorisë për t’u hetuar është normë ligjore dhe askush nuk mund ta shmangë.

Nëse Alfred Peza nuk do të ishte deputet socialist, por një qytetar i zakonshëm, atëhere prokuroria sot do të kishte lëshuar urdhërarresti ndaj tij për shmangie të hetimit ligjor.

Nëse kryeministri Edi Rama do të kishte ndjeshmërinë ligjore, do të ndjente sadopak përgjegjësi morale ndaj popullit që i ka dhënë VOTBESIMIN për të qeverisur, DJE deputetin Socialist Alfred Pezën do ta kishte përjashtuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste për dy arësye më shumë:

-E para, Kryeministri Rama, që të bëhet i besueshëm te shqiptarët dhe te partnerët ndërkombëtarë, që KA VULLNET POLITIK për të luftuar korrupsionin, do të jepte shembullin nga vetvetja, nga Partia që kryeson, duke lehtësuar Prokurorinë, të hetojë SË PARI deputetët socialistë që janë në maxhorancë.

– E dyta, kryeministri Rama do t’u thoshte shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, që ai, si kryeministër, NUK ËSHTË PENG I KORRUPSIONIT, derisa ka vullnet politik të çojë në hetim çdo deputet socialist, çdo minsitër socialist, të cilët Prokuroria i heton për korrupsion.

– Së treti, Kryeministri Rama duke lehtësuar Prokurorinë të hetojë edhe deputetin socialist për korrupsion, do të dëshmojë, që edhe Reforma në Drejtësi është mbi partitë, është e panashme.

Kryeministri Edi Rama, përkundrazi, deputetin e tij socialist, Alfred Peza e ka ngarkuar me përgjegjësinë politike, që të udhëheqë fushatën elektorale të PS në fushën elektronike, edhe pse DEPUTETI Alfred Peza hetohet nga prokuroria për korrupsion.

Kësisoj, kryeministri Edi Rama i jep deputetit të tij, që hetohet nga prokuroria  për korrupsion, mbështetjen politike dhe kjo mbështetje politike e kryeministrit për deputetin që hetohet për korrupsion BARAZOHET në IMUNITET POLITIK ndaj LIGJIT!!!

Imuniteti politik ndaj hetimit të prokurorisë, që i jep kryeministri Rama deputetit të tij Alfred Peza, është dëshmia më e qartë se Kryeministri Edi Rama KA MARRË PENG EDHE DREJTËSINË NË SHQIPËRI.

Ndërkohë, që Bashkimi Europian i kushtëzon Shqipërisë luftën kundër korrupsionit, për hapjen e negociatave për anëtarësim, deputetët socialistë që janë pasuruar në miliarderë dhe blejnë edhe aksione bankare mbrohen nga kryeministri Rama nga hetimi i prokurorisë!!!

Atëhere, si mund të integrohet Shqipëria në Bashkimin Europian, kur prokuroria nuk ka forcë të hetojë për korrupsion deputetin e kryeministrit Edi Rama?

Qytetarët rumunë kanë ditë të tëra që protestojnë masivisht kundër qeverisë së korruptuar, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit socialist të korruptuar.

Në Shqipëri, ku deputeti socialist Alfred Peza blen aksione bankare 1,2 miliardë lekë vetëm në 2 vjetët që është deputet, askush NUK PROTESTON KUNDËR KORRUPSIONIT.

Kryeministri Rama, mashtron me propagandë shqiptarët dhe faktorët politikë ndërkombëtarë, duke u zotuar se korrupsionin do ta luftojë me reformë në drejtësi, por, që njëkohësisht, pengon prokurorinë të hetojë deputetin e tij.

Para disa ditësh, ministri socialist i Financave doli publikisht në fushatë elektorale në krah të ishkryebashkiakut socialist, që iu hoq mandati për rekorde kriminale dhe u shkarkua edhe nga kryeministri Rama.

Ky është mesazhi politik që përcjell kryeministri Rama shqiptarëve në fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit 2017:

  • Kërkon fitore politike edhe me kontributin e personave me rekorde kriminale.

Atëhere:

-Si mund të besosh që zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit 2017 do të jenë të lira dhe të ndershme, KUR KRYEMINISTRI RAMA BËN FUSHATË ELEKTORALE ME DEPUTETË  DHE MINISTRA TË KORRUPTUAR DHE ME PERSONA ME REKORDE KRIMINALE?

– Si mund të besosh që reforma e drejtësisë, që hartuan dhe miratuan deputetët socialistë, do të luftojë KORRUPSIONIN, kur deputeti socialist Alfred Peza SHPËRFILL PROKURORINË dhe nuk shkon të përgjigjet ndaj akuzave penale për korruopsion dhe kryeministri Rama i jep deputetit të tij përkrahje  dhe imunitet politik?

Është Iluzion i rremë për cilido shqiptar utopik, I cili shpreson se me votime, do të bëhet ndryshimi në Shqipëri, që me votime do të largohet qeveria e korruptuar,  derisa procesi zgjedhor dhe votimet do të bëhen, mbikqyren nga kryeministri Rama, që votat do të numërohen nga komisionerë militantë të kreyministrit Rama.

Qytetarët rumunë e kanë kuptuar standartin demokratik, që qeveria e korruptuar largohet nga Pushteti VETËM ME PROTESTA POPULLORE!!!

 

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

  1. Ky popull eshte si ato delet nuk del te protestoje per te drejtat e veta ,ky popull nuk di nga i shkojne taksat bageti hesapi

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*